LAJMI I FUNDIT:

Ndërprerja e energjisë për shkak të erërave të forta, KEDS tregon gjendjen nëpër komuna

Ndërprerja e energjisë për shkak të erërave të forta, KEDS tregon gjendjen nëpër komuna

Erërat e forta gjatë së shtunës kanë krijuar probleme me energji elektrike në disa komuna.

KEDS, ka njoftuar se nga erërat e forta, deri më tash në mbi 98% të rajoneve të përmendura, gjendja me furnizim me energji elektrike tashmë është përmirësuar.


Sipas KEDS, një gjendje pak më e rënduar vazhdon akoma në një pjesë të regjionit të Pejës, pjesërisht edhe në Prishtinë, Gjakovë, Gjilan dhe Mitrovicë.

“Ekipet e KEDS-it akoma janë në terren dhe po punojnë edhe në orët e vona dhe shpresojmë që gjatë natës së sontme dhe paraditën e së hënës, të gjitha dëmet e shkaktuara nga erërat të sanohen dhe furnizimi me energji elektrike t’u kthehet konsumatorëve tanë”, thuhet në njoftim.

Drejtori ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC) dhe njohësi i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh, Tahir Ahmeti, ka thënë se erërat e forta që filluan nga mëngjesi i të shtunës, hyjnë në kategorinë e fatkeqësive natyrore dhe si të tilla janë mjaftë të rrezikshme e të shkaktojnë dëme, por në këtë mënyrë mund të rrezikojnë jetën e vet qytetarëve të vendit.

Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron vërshime në disa zona të Kosovës gjatë së hënës
Lexo po ashtu Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron vërshime në disa zona të Kosovës gjatë së hënës

Ai theksoi se qeveria duhet të mendojë që në një plan afatgjatë të dijë që të menaxhojë me këto fatkeqësi, qoftë në ndarjen e mjeteve apo pakësimin e këtyre fatkeqësive natyrore.

Sipas tij, instituti si institucion ligjor është i obliguar që t’i njoftojë qoftë institucionet apo qytetarët në mënyrë që të kenë kujdes të shtuar gjatë lëvizjeve të tyre.

Pas erërave, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar mundësinë e vërshimeve gjatë datën 27 shkurt 2023 në disa pjesë të Kosovës.

Situatë më e ngarkuar parashihet të jetë në pjesën perëndimore të vendit, kryesisht në sistemet e lumenjve, Klina, Lumi Istogut, Drini Bardhë (rrjedha e sipërme), Bistrica e Pejës, Deçanit, Ereniku, dhe në lindje, pellgu Morava e Binçës./Telegrafi/