LAJMI I FUNDIT:

Nderohen viktimat që humbën jetën në aksidente trafiku

Nderohen viktimat që humbën jetën në aksidente trafiku

Në kuadër të Ditës Botërore për Përkujtimin e Viktimave të Trafikut Rrugor, sonte do të ndezën qirinj në nderim të viktimave, njëkohësisht do të prezantohen spote për vetëdijesim të pjesëmarrësve në trafik.

Ky aktivitet po organizohet Policia e Kosovës, OSBE, Kolegji i Shkencave të Aplikuara ‘Tempulli’ dhe KUSA, në kuadër të Ditës Botërore për Përkujtimin e Viktimave të Trafikut Rrugor, e cila në krejt botën shënohet të dielën e tretë të muajit nëntor.


Në kuadër të shënimit të kësaj dite Policia e Kosovës ka nisur fushatën përmes mesazheve telefonike ” ZERO FATALITET, synim me të cilin të gjithë mund të jetojmë”.

Ndryshe, dje në sheshin “ZahirPajaziti”, u organizua dita për dhurimin e gjakut për personat e lënduar në aksidente trafiku. /Telegrafi/