LAJMI I FUNDIT:

Ndërmerren masa disiplinore ndaj kërcënuesve të PSP-së

Ndërmerren masa disiplinore ndaj kërcënuesve të PSP-së

Ministri i MPB-së, Agim Nuhiu ka nisur procedurë disiplinore përmes të cilës hetohen elemente të veprës penale ndaj kryeshefit të SPB-së në Ohër, Goce Nedeski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas portalit SDK, Nedeski përmendet si kryeshefi që i ka kërcënuar prokuroret e PSP-së. Nuhiu ka urdhëruar konsultime edhe me prokurorin publik, Marko Zvërlevski, që të shqyrtojë, nëse në këtë kërcënim ka elemente të padisë penale.


Për kërcënimet e kryeshefit të SPB të Ohrit, Goce Nedeski, ka folur edhe prokurorja speciale, Lençe Ristoska, e cila thotë se Nedeski dhe dy persona tjerë të një partie politike kanë kërkuar takim me PSP-në dhe se në atë takim që të tre kanë drejtuar kërcënime ndaj prokuroreve speciale./Telegrafi/