LAJMI I FUNDIT:

Ndërmarrjet publike fillojnë punësimin e personave me aftësi të kufizuara

Ndërmarrjet publike fillojnë punësimin e personave me aftësi të kufizuara

Punësimi dhe integrimi në tregun e punës të personave me aftësi të kufizuara mbetet njëra prej sfidave për shoqërinë në Kosovë.

Aldi Hoxha punën e re po e bën me shumë dashuri dhe përkushtim.


Shkon në punë në mëngjes dhe kalon shumë mirë me kolegët e tij.

Ka një kromozom më tepër, por kjo nuk e ka ndaluar të bëj punën që gjithmonë e ka dashur.

Është ky Aldi Hoxha nga Gjakova, i cili është punësuar në trafikun urban të kryeqytetit.

Ai ka thënë që puna e re po i pëlqen shumë dhe nuk po i duket e vështirë.

“Puna nuk është e vështirë. Përkundrazi është shumë e lehtë. Me shokë dhe kolegë jemi të barabartë”, deklaron për RTV Dukagjinin, Aldi Hoxha.

Aldi  ka filluar punën  me dy dhjetor dhe mban evidencën në hyrje-dalje të ndërmarrjes gjatë orarit të rregullt.

“Punën në Trafikun Urban e kam filluar më 2 dhjetor. Veturat që hyjnë në stacion, vozitësve ua marr letërnjoftimin dhe u shënoj Emrin Mbiemrin dhe numrin personal si dhe datën e hyrjes”, tregon më tej Aldi Hoxha.

Valdet Kacanolli,ng a Trafiku Urban ka thënë që Aldi është shumë i përkushtuar në punën që po e bën, dhe se të gjitha institucionet duhet të punësojnë persona  me Sindromën Down.

“Aldi ka filluar punën me 2 dhjetor në Trafikun Urban. Ai mban evidencën e hyrje daljeve në Trafikun Urban. Përkrahja e dhe ofrimi i mundësive të këtyre kategorive është detyrim ligjor për secilin institucion. Trafiku Urban është ndërmarrja e parë publike që ka bërë punësimin e një personi nga këto kategori. U bëj thirrje çdo institucioni që t’iu ofrojë mundësi punësimi këtyre personave. Aldi është treguar shumë i mençur dhe shumë social. Ne çdo ditë pimë kafe bashkë në kohë të pauzës”, thotë Kaçanolli nga Trafiku Urban.

Aldi ka thënë se do të punojë shumë, dhe me buzëqeshje po vazhdonte punën e tij./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori