LAJMI I FUNDIT:

Ndërmarrësi Edi Demaj: Për të arritur suksesin e duhur, duhet insistuar shumë (Video)

Ndërmarrësi Edi Demaj: Për të arritur suksesin e duhur, duhet insistuar shumë (Video)

RIT Kosovo (A.U.K.) ka organizuar prezantimin me ndërmarrësin Edi Demaj nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku studentët patën rastin të njihen nga afër me rrugën që ky ndërmarrës i suksesshëm ka ndjekur për të arritur deri këtu ku është sot.

Demaj si bashkëthemelues i “Rocket Fiber” me bazë në Detroit dhe i disa kompanive të tjera, ka treguar për ditën kur ka filluar dhe themelimin e kompanisë të parë të tij, kur edhe ka filluar gjithçka, sipas tij, për të arritur suksesin duhet insistuar shumë në mënyrë që të arrihet diçka.


Ai tha se Kosova duhet të jetë e orientuar në zhvillimin e shërbimeve jashtë vendit që të zhvillohet ekonomikisht.

“Kemi filluar një kompani të vogël me vëllanë, zhvillim të softwerit ku bënim punë në Amerikë. Kemi filluar ndërtimin e disa produkteve tona, gjithashtu kemi filluar t’i ndërtojmë disa partneritete siç është rasti më Gjirafa”, tha Demaj.

Ai tregoi se si ka arritur ta siguroj investimin e parë.

“Vendosem që t’i bëjmë dy prezantime, njëra ka qenë prezantimi financiar si plan biznesi, ndërsa tjetra ka qenë një prezantim që të jep informata të mjaftueshme që të bëj të pyesësh më shumë. E bëmë një datë, i ndau dy orë për ne, i ka ftuar mbi 30 persona për ta marr mendimin e tyre. Kjo ka qenë dita ku jeta ime ka ndryshuar 360 gradë. Ka qenë viti 2014 kur kemi filluar vetëm tre veta. Është dashur të ndërtohet ekipi”, ka treguar ai.

Nërmarrësi Edi Demaj

Demaj tregoi se kompania “Rocket Fiber” ka 80 punëtorë dhe është duke u rritur.

“Kemi filluar në Michigan dhe pas vitit të parë kemi arritur te jemi në mesin e kompanive që kanë pasur shitje më të madhe, në vitin e dytë jemi rritur më shumë dhe kemi filluar në Floridë dhe e kemi shitur kompaninë. Për momentin Rocket Fiber i ka 80 punëtorë në Amerikë direkt dhe për projekte kemi deri 200”, tregoi Demaj.

Ndërmarrësi nga Amerika tha se është duke investuar edhe në Kosovë.

“Që një vit e gjysmë e kemi filluar Kode Labs. Kemi blerë një kompani në Kosovë, ku sot i kemi diku 22 punëtorë, ndërsa në Amerikë i kemi nja 15 punëtorë. Punojmë me kompani shumë afër njëra-tjetrës”, tregoi ai.

Në fund, Demaj tha se nëse ndonjë studentë i interesuar dëshiron të kontaktojë me të për të prezantuar idetë e tyre në mënyrë që të shqyrtojnë mundësitë e bashkëpunimit, atëherë patjetër se do t’i përgjigjet pozitivisht për atë që mund të ndihmojë. /Telegrafi/