LAJMI I FUNDIT:

Ndërkombëtarët shpresojnë në zgjidhjen e kontestit të emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë

Ndërkombëtarët shpresojnë në zgjidhjen e kontestit të emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë

Çështja e emrit nuk është e thjeshtë për ta zgjidhur, por besoj se ka vullnet politik në Athinë dhe Shkup. Këtë e ka deklaruar zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee në intervistë për televizionin “Bloomberg” në gjuhën bullgare. Yee vlerëson se kjo është mundësi e mirë që të dy shtetet të arrijnë marrëveshje.

“Do të kërkohet punë e pandalshme sepse çështja nuk është e thjeshtë për ta zgjidhur. Do të kishte qenë më mirë që të tejkalohej para 25 viteve, por nëse të dy shtetet vazhdojnë të punojnë si deri më tani, nën patronazhin e Methju Nimic, përfaqësuesit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara si ndërmjetës, ne besojmë që kjo mund të jetë e mundshme”, deklaroi Hojt Brajan Yee, zëvendës ndihmës sekretar amerikan i shtetit.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg nga ana tjetër në intervistë për emisionin “360 gradë” në Alsat tha se Samiti i NATO-s në korrik është mundësi e shkëlqyeshme, por jo edhe afati përfundimtar për ftesë për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancë. Në pyetjen nëse Maqedonia e zgjidh çështjen e emrit dhe nëse ka konsensus mes vendeve – anëtare në takimin e ardhshëm a do do t’i dërgohet ftesë vendit për anëtarësim, Stoltenberg përkujtoi edhe rëndësinë e reformave.


“Aleatët e NATO-s disa herë kanë përsëritur vendimin nga viti 2008-të se pajtohen ta ftojnë këtë shtet që të bëhet anëtare e Aleancës nëse ka zgjidhje të çështjes së emrit në suazat e Kombeve të Bashkuara. Ky vendim vlen. Njëkohësisht, fokusi i madh është tek reformat sepse NATO-ja bazohet në vlerat esenciale, siç është sundimi i të drejtës, demokracia, liritë individuale dhe këto vlera kuptohet që janë të rëndësishme për çdo shtet që mendon t’i bashkohet Aleancës”,  tha Jens Stoltenberg, sekretar i përgjithshëm i NATO-s.

Pas pauzës trevjeçare, bisedimet rreth dallimeve të emrit me Greqinë sërish u intensifikuan me ndërrimin e pushtetit në Maqedoni ndërsa lëvizje politiko- partiake ka edhe në Athinë.

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

Kronika e Zezë
Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

Lajme
Kalo në kategori