Nderim Nexhipi largohet nga posti i drejtorit sportiv te FC Shkupi

Pas një periudhe gjashtë mujore të bashkëpunimit me FC Shkupin, Nderim Nexhipi ka njoftuar zyrtarisht largimin nga posti i drejtorit sportiv, njofton Telegrafi
Në një deklaratë publike, ai ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë kohës sa ka ushtruar këtë detyrë.
“Dua t'ju njoftoj se po largohem nga posti i drejtorit sportiv te FC Shkupi! Falënderoj nga zemra gjithë klubin, trajnerët dhe futbollistët për bashkëpunimin dhe përkushtimin që kanë treguar gjatë kësaj periudhe të vështirë,” ka deklaruar Nexhipi.
Ai ka veçuar me mirënjohje të veçantë tifozët e flaktë të klubit – "Shvercerat", të cilët sipas tij kanë qenë gjithmonë në krah të skuadrës, me një mbështetje të jashtëzakonshme në çdo sfidë.
Ky largim vjen pas një sezoni me shumë vështirësi për ekipin nga Çairi, i cili në pjesën e fundit të kampionatit pati rezultate të dobëta dhe në fund e mbylli sezonin në vendin e shtatë, një pozicion larg pritshmërive të klubit dhe tifozëve./Telegrafi/








































