Dy të rinj kanë humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur gjatë një ndeje në shtëpi në qytetin Takoma, në shtetin federal të Uashingtonit.

Në njoftimin e saj, policia tha se një i mitur është arrestuar lidhur me vrasjet.


Sipas njoftimit, viktimat ishin nga 16 deri në 21 vjeç, ndërsa të plagosurit u transportuan në spitale dhe jeta e tyre nuk është në rrezik.

Në festë raportohet se ishin rreth 40 të mitur, shkruan, raportoi abc.

Gjatë të shtënave me armë zjarri janë dëmtuar shtëpitë dhe automjetet përreth që gjendeshin.

Ndryshe, autoritetet amerikane kanë nisur hetimet rreth këtij rasti dhe së shpejti do të dalin me informacione të reja. /Telegrafi/