LAJMI I FUNDIT:

Ndarjet më të bujshme të 2019-s deri më sot

Ndarjet më të bujshme të 2019-s deri më sot

Janë ndarë një sërë çiftesh të famshme deri më tani dhe jemi vetëm në qershor

Në janar, u raportua se Gigi Hadid dhe Zayn Malik u ndanë sërish pas ribashkimit prillin e 2018-s. Më pas, tre çifte i dhanë fund martesës në prill: Anna Camp dhe Skyler Astin, Michelle Williams dhe Phil Elverum, dhe Adele dhe Simon Konceki. Ndarja më shokuese? Bradley dhe Irina Shayk.


Më poshtë gjeni ndarjet më të bujshme të 2019-s, deri më sot.

Gigi Hadid dhe Zayn Malik

Në fillim të janarit, u përfol se Gigi dhe Zayn i dhanë fund – të paktën përkohësisht – lidhjes. “Janë në faza të ndryshme të jetës për momentin dhe kanë vendosur se kanë nevojë për kohë larg njëri-tjetrit,” tha një burim për E! News.

Adriana Lima dhe Metin Hara

Në janar, modelja e Victoria’s Secret dhe autori turk Metin Hara i dhanë fund lidhjes së tyre 18-mujore.

Brie Larson dhe Alex Greenwald

People raportoi se, në janar, Brie Larson dhe i fejuari i saj Alex Greenwald i dhanë fund fejesës së tyre 3-vjeçare. “Janë tërhequr nga fejesa tani për tani, por po i qëndrojnë pranë njëri-tjetrit,” tha një burim për revistën.

Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson

Kjo është ndarja më dramatike e vitit, pa dyshim. Khloe dhe Tristan u ndanë pasi u zbulua se ai e tradhtoi me shoqen e ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods.

Lady Gaga dhe Christian Carino

Një përfaqësues i Lady Gaga-s, tha në 19 shkurt se ajo prishi fejesën me agjentin e saj, Christian Carino. “Thjesht nuk funksionoi. Ndonjëherë lidhjet marrin fund,” tha përfaqësuesi për People Magazine. “Nuk ka ndonjë histori dramatike që po e mbajmë të fshehtë.”

Michelle Williams dhe Phil Elverum

Çifti u nda pas më pak se një viti martesë, tha një burim për People Magazine. “Michelle dhe Phil u ndanë në fillim të vitit, miqësisht. Janë ende miq,” shpjegoi burimi.

Adele dhe Simon Konecki

Në prill, përfaqësuesit e Adele konfirmuan se këngëtarja është ndarë vërtet nga bashkëshorti i saj, Simon Konecki. “Adele dhe partneri i saj janë ndarë,” shkruhet në deklaratën e dhënë për Associated Press. “Do ti përkushtohen rritjes së djalit së bashku. Si gjithmonë, kërkojnë privatësi. Nuk do të ketë komente të mëtejshme.” Ata ishin bashkë për më shumë se shtatë vjet dhe kanë një djalë bashkë, Angelo

Kate Beckinsale dhe Pete Davidson

Kate Beckinsale dhe Pete Davidson u panë teksa flirtonin me njëri-tjetrin në festën e Golden Globes në janar, por në fillim të pranverës, gjithçka mes tyre mori fund. Në prill, një burim tha për ET se Beckinsale dhe Davidson u ndanë. “Mbeten miq, por thjesht aq,” shpjegoi burimi.

Fergie dhe Josh Duhamel

Edhe pse Fergie dhe Josh njoftuan ndarjen në 2017-n, aplikuan për divorc më 31 maj. “Me gjithë dashurinë dhe respektin që kemi për njëri-tjetrin, kemi vendosur të ndahemi,” tha dyshja në një deklaratë për ET. “Që familja jonë të ambientohej me ndryshimin, vendosëm ta mbanim të fshehtë. Do ta mbështesim gjithmonë njëri-tjetrn.” Ish-çifti ka një djalë 5-vjeçar të quajtur Axl.

Bradley Cooper dhe Irina Shayk

Pas 4 vitesh bashkë, Bradley dhe Irina u ndanë në fillim të qershorit. Thashetheme për një ftohje mes tyre qarkullonin që në ceremoninë e Oscars, por dyshja tentoi sërish për hir të vajzës. Tentativat, qartazi nuk patën sukses.

Chris Martin dhe Dakota Johnson

Tabloidi britanik The Sun raportoi se më 14 qershor, Chris Martin dhe Dakota Johnson i dha fund lidhjes së tyre dy vjeçare. “Deri në atë moment po diskutonin fejesën, ndërsa tani janë ndarë. Të gjithë janë shumë të habitur,” thotë burimi i The Sun. /Telegrafi/