Vështirë se gjeni një person në botë i cili nuk e ka përjetuar përvojën e hidhur të një ndarje.
Drejtoresha e një agjencie martesore, Tamsen Fadal, thotë se kjo përvojë nuk ka përjashtime, transmeton Telegrafi.
Edhe ajo vetë është dashur të kalojë përgjatë një periudhe të dhimbshme divorci dhe është dashur të kërkonte diçka të re nga jeta.
Në librin e saj ajo flet për zbulimet që njerëzit në përgjithësi i bëjnë gjatë kësaj faze.
Asgjë e tmerrshme s’ka ndodhur
Në fillim do të ndiheni keq për veten, do të vuani, do të mendoni për kohën që e keni kaluar së bashku dhe do t’iu tregoni miqve gjithçka. Do të keni net të shumta pa gjumë dhe do ta humbni apetitin – por do të vjen momenti kur thjesht do ta kapërceni këtë fazë.
Tamsen thotë se tre muajt e parë pas ndarjes janë më të vështirët. Ajo ju sugjeron që gjatë kësaj faze të mos merrni vendime të ngutshme, t’i largoni gjërat që ju lëndojnë dhe t’i kushtoni vëmendje shëndetit dhe pamjes fizike.
Pas ndarjes e kuptoni se keni ditur shumë pak për veten tuaj
Në lidhje njerëzit shpeshherë bëjnë shumë kompromise saqë harrojnë çfarë kanë dashur vet dhe kush janë në të vërtetë. Kur jeni në lidhje nuk dëshironi ta zhgënjeni partnerin, prandaj bëni çfarë të dëshiron ai gjatë vikendeve, madje edhe në pushime shkoni në vendet ku ai ka dëshirë.
Epo, pas ndarjes, është koha të bëni çfarë ju keni dëshirë!
Më mirë të jeni beqare sesa e vetme në një lidhje
Një nga arsyet se përse njerëzit ‘ngujohen’ në një lidhje është nga frika se do të mbesin të vetmuar. Ideja e të shkuarit për të parë një film, për të darkuar në restorant dhe për t’i kaluar vikendet e vetme mund t’ju bëjë të ndiheni keq dhe të ndiheni e tmerruar.
Por, në fakt ju nuk jeni e frikësuar të jeni e vetme fizikisht, por të jeni e vetme me mendimet dhe ndjenjat tuaja.
Të qenit beqare nuk është njëjtë sikurse të jeni e vetmuar. Nuk është sëmundje të cilën duhet ta trajtoni, por vetëm një mundësi për të mësuar më shumë për veten dhe për të bërë çfarëdo që keni dëshirë.
Tani mund të bëni shumë gjëra…
Ndoshta para se ta keni takuar partnerin keni pasur shumë ëndrra apo plane për jetën tuaj, saqë i keni ndryshuar krejtësisht prioritetet.
Por pas ndarjes asgjë nuk ju kufizon dhe mund t’i bëni të gjitha ëndrrat realitet.
Gjeni kohë për qetësi
Normalisht se jo gjithsecili mund të shkojë në pushime sikurse personat në filma. Por pas ndarjes ju mund të provoni të gatuani diçka të re apo të meditoni në shtëpi. Ju duhet t’i largoni të gjitha pajisjet për një orë gjatë dite dhe të shpenzoni kohë në heshtje me veten tuaj. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëQindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
11 mënyra natyrale për të pasur më shumë qumësht gjiri
Udhëzuesi i Kendall Jenner për veshjet pranverore? Pa një bluzë apo këmishë!
Sa zgjat ovulacioni dhe kur mund të mbetem shtatzënë?
Mbretëresha Mary në publik për herë të parë pasi mori titullin e saj të ri
Çka është mezoterapia?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë