Ndarja nga Marc Anthony më dëmtoi

Krijuesja e hitit “On The Floor” ishte e përkushtuar që të harronte ndarjen nga këngëtari i muzikës latine, thotë se ka qenë përjetim shumë i rëndë, më i rëndi në jetën e saj ndarja nga Anthony.
“Atëherë dhimbjet ishin të mëdha. Unë kam dashur që të më ndihmojë të ngritem si person. Unë nuk kam dashur vetëm të shpëtoj. Unë kam dashur të bëhem më e fortë nga sa kam qenë më parë”.
“Më ka marrë shumë kohë të kaloj vështirësitë. Ka qenë gjëja më e rëndë nëpër të cilën kam kaluar, për shkak të fëmijëve. Kur ndodhin këto gjëra, thjesht shtrihesh dhe dëshiron të qash. Por, ia dola dhe tani gjërat janë në vendin e vet”, ka deklarujar J-Lo.
Jennifer Lopez shtoi se ajo dihet shumë e lumtur në lidhjen me valltarin Casper Smart, teksa po ashtu mund të llogarisë në Marc Anthonyn si mik i saj. /Telegrafi/



















































