Ish-bashkëshorti i Britney Spears, Sam Asghari, është aktualisht i papunë pasi ka paraqitur kërkesën për divorc nga ylli i muzikës pop.

“Ai është i papunë”, ka thënë një burim për Page Six. “Ai nuk ka asnjë event për momentin”.


Asghari është një anëtar i sindikatës së aktorëve ‘SAG-AFTRA’, i cili hyri në grevën e parë në 43 vjet këtë verë pas një mosmarrëveshje të vazhdueshme me kompanitë e prodhimit.

Screenshot 16 22 Foto: Instagram

Është thënë se ish-trajneri personal përfundoi xhirimet në projektin e tij të vetëm, filmin komedi të drejtuar nga Paul Feig, “Grand Death Lotto”.

Asghari gjithashtu ka një rol të vogël në serialin Paramount+ “Special Ops: Lioness”, të cilin e xhiroi këtë vit.

Screenshot 17 20 Foto: Instagram

Page Six konfirmoi në fillim të këtij muaji se 29 vjeçari ka bërë kërkesë për divorc nga 41 vjeçarja, pas vetëm një viti martesë.

Ndërsa Asghari ka pasur vështirësi në gjetjen e një pune mes divorcit të tij, këngëtarja fituese e “Grammy” mbetet shumë e angazhuar.

Screenshot 18 16 Foto: Instagram

Libri i Spears “The Woman in Me” pritet të dalë më 24 tetor dhe se aktualisht po punon në një album të ri. /Telegrafi/

Screenshot 19 15 Foto: Instagram