LAJMI I FUNDIT:

Ndalohet shoferi që zbrazte mbeturinat nëpër rrugë të ndryshme (Video)

Ndalohet shoferi që zbrazte mbeturinat nëpër rrugë të ndryshme (Video)

George Smith nga Croydon i Anglisë, nuk i dërgonte mbeturinat në deponi, por ato i zbrazte nëpër rrugë të ndryshme.

Por, ai 40-vjeçari është ndaluar, pasi pronari i një shtëpi e ka dorëzuar filmimin në Polici, ku ai shihet duke zbrazë mbetjet që ka në kamion para derës së një shtëpi, transmeton Telegrafi.


Pas hetimeve të bëra, është gjetur se ai për një kohë të gjatë e ka kryer këtë veprim, me gjësende të ndryshme të cilat hiqen nga objektet gjatë renovimit.

Shumë banorë kishin bërë ankesë, meqë rrugët e tyre ishin mbushur me copa betoni, metale dhe drunj, derisa nuk është arritur të ndalohet Smith.

Mbi të rëndon dënimi për zbrazje të mbeturinave në vend të ndaluar, transport pa licencë dhe rrezikim të ambientit. /Telegrafi/