Ndalohet një shtetas turk në Maqedoni, po kontrabandonte emigrantë

Nga MPB njoftojnë se është arrestuar një shtetas i Turqisë, i cili po kontrabandiste emigrantë. Nga MPB thonë se pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.
“Sot (12.12.2024) në ora 01:30 në rrugën lokale Bogorodicë – Stojakovë, në vendin e quajtur “Tablla”, zyrtarët policorë të stacionit policor për vëzhgim dhe kontroll kufitar “Bogorodicë”, kanë privuar nga liria J.T.(29) nga Republika e Turqisë. Gjatë kontrollit në automjetin tip “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit, të cilin ai e drejtonte, janë gjetur tetë emigrantë, tre nga Siria, tre nga Afganistani dhe dy nga Iraku”, thonë nga MPB./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
12/12/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate













![]](https://telegrafi.com/media-library/image.jpg?id=57301942&width=1245&height=700&quality=90&coordinates=8%2C0%2C8%2C0)



































