LAJMI I FUNDIT:

Ndalohet një person për fajde, dyshohet se dha 75 mijë euro për të fituar mbi 22 mijë të tjera nga kamata

Ndalohet një person për fajde, dyshohet se dha 75 mijë euro për të fituar mbi 22 mijë të tjera nga kamata

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar të dyshuarin L.K., në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se është përfshirë në veprën penale ‘’Fajdeja’’, nga neni 331 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas komunikatës, ekziston dyshimi i bazuar se, i dyshuari L.K., ka dhënë para me fajde, në vlerë prej 75.000,00 euro, me qëllim që pastaj t’i kërkonte me kamatë prej 30% nga i dëmtuari E.I., me ç’rast vlera e përgjithshme sipas marrëveshjes që i dëmtuari kishte për t’ia kthyer të dyshuarit ishte 97.500,00 euro.


Me kërkesë të prokurorisë dhe aprovim të gjykatës, nga policia është realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku gjatë kontrollës janë gjetur disa shënime në formë të marrëveshjes lidhur me kthimin e borxhit dhe dëshmi tjera që ndërlidhen me çështjet inkriminuese.

Me këto veprime, dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale të lartcekur dhe prokuroria brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtit do të kërkojë masën e paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjilan.

Në trend Lajme

Më shumë
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori