MPB Maqedoni njofton se dje (22.05.2025) në orën 23:41 në bulevardin "Turist" në Ohër, zyrtarët nga SPB Ohër e privuan nga liria N.D. (45) nga fshati Lakoçerej i Poshtëm i Ohrit.

"Gjatë kontrollit rrugor, oficerët e policisë kanë vërtetuar se ai po drejtonte automjetin e pasagjerëve Opel Astra me targa të Ohrit nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht niveli i alkoolit në gjak i është matur 2.10 promil".


"Ai është ndaluar nga qarkullimi dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihen akuza sipas nenit 297-a të Kodit Penal - “drejtim mjeti i pakujdesshëm”", thonë nga MPB.