Ndalohet një 35-vjeçar nga Kumanova, dyshohet për vjedhje

MPB njofton se dje është ndaluar një 35-vjeçar në Kumanovë i cili dyshohet për vjedhje.
"Me datë 12.03.2023 në ora 17:00, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë e kanë arrestuar J.L.(35) nga Kumanova.
Ai dyshohet se gjatë muajit të fundit ka kryer pesë vjedhje, katër prej të cilave në objekte të shitjes dhe një në pronë private.
Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritet kallëzim përkatës", njoftojnë nga MPB./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
13/03/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate










































