LAJMI I FUNDIT:

Ndalohet në Glloboqicë 28-vjeçari që kontrabandoi mallra nga Maqedonia e Veriut

Ndalohet në Glloboqicë 28-vjeçari që kontrabandoi mallra nga Maqedonia e Veriut

Një person është ndaluar të martën rreth orës 15:30 nga Policia e Kosovës në fshatin Glloboqicë, pasi dyshohet për kontrabandim me mallra.

I dyshuari është 28-vjeçari me inicialet K.G.

Sipas policisë, gjatë kontrollimit të veturës së tij, në bagazh dhe në hapësirën e brendshme janë gjetur një sasi e konsiderueshme e mallrave që dyshohet se janë kontrabanduar nga Maqedonia e Veriut.


“Më 10.05.2022 rreth orës 15:30, gjatë patrullimit, njësia patrulluese kufitare në fshatin Glloboqicë, ka ndaluar automjetin me targa vendore të cilin e drejtonte i dyshuari K.G., (viti i lindjes 1994, mashkull kosovar). Gjatë kontrollimit të veturës në hapësirën e brendshme dhe bagazhin e veturës është gjetur një sasi e konsiderueshme e mallrave komerciale që dyshohet se janë kontrabanduar nga territori i Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin për media.

Mallrat bëhet e ditur se i janë dorëzuar Doganës së Kosovës, kurse policia ka iniciuar rastin ‘kontrabanda me mallra’.

“Rasti me aktvendim të prokurorisë vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në njoftim./Telegrafi/