LAJMI I FUNDIT:

Ndalohen dy persona për veprën penale “Trafikimi me njerëz”, në Shtime

Ndalohen dy persona për veprën penale “Trafikimi me njerëz”, në Shtime

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur,  ka bërë të ditur se pas një hetimi disa mujor përmes aplikimit të masave të fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit, me vendim të prokurorit, ka ndaluar dy persona, të dyshuarit  N.M., dhe A.M,  nga komuna e Shtimes, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Trafikim me njerëz”. 

Sipas një njoftimi për media, thuhet se Prokuroria Themelore në Ferizaj, brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtëve, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj.


“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, njofton opinionin publik se pas një hetimi disa mujor përmes aplikimit të masave të fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit, me vendim të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona, të dyshuarit  N.M., dhe A.M,  nga komuna e Shtimes, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Trafikim me njerëz” nga neni 165 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Prokuroria Themelore në Ferizaj, brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtëve, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/