LAJMI I FUNDIT:

Ndalimi dramatik i një të armatosuri me dy shpata, thoshte se ka coronavirus dhe do të kryente vrasje masive

Ndalimi dramatik i një të armatosuri me dy shpata, thoshte se ka coronavirus dhe do të kryente vrasje masive

Forcat policore spanjolle e ndaluan në mënyrë dramatike një burrë gjysmë të zhveshur, që ishte armatosur me dy shpata samurajësh, ndërsa pretendonte se është i sëmurë me coronavirus dhe është nisur të kryente vrasje masive në atë zonë të Madridit të Spanjës.

Pasi që refuzonte të dorëzohej, atë e bllokuan në mes të dy makinave policore, por ai theu njërin xham dhe arriti të largohej prej aty, transmeton Telegrafi.


Mësohet se policia ishte njoftuar nga zyrtarët spitalorë, se është larguar një pacient që besohet se është i sëmurë me coronavirus, megjithëse i ishte kërkuar që të qëndronte për të marrë trajtimin e duhur.

“Atë e kanë dërguar në mbajtje dhe akuzohet për mos respektimin e rregullave të bllokadës dhe kërcënim”, thuhet lidhur me ndalimin e tij, ndërsa ai pritet të dërgohet në arrest.

Shumë vetura që ishin të parkuara në atë rrugë, pësuan dëmtime nga goditjet me shpata, ndërsa policia hodhi dy plumba në ajër para se ta rrëzonte për ta prangosur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori