Ndalimi i degradimit të pyjeve mbetet edhe më tutje një sfidë e madhe për institucionet përgjegjëse që kanë për obligim t’i mbrojnë. Edhe pse pyjet në Kosovë mbrohen me ligj, prerja e tyre vazhdon, sidomos gjatë vjeshtës, në përgatitje për sezonin dimëror.
Veprimet e paligjshme dhe prerjet ilegale të pyjeve po përkeqësojnë edhe më shumë gjendjen e tyre në nivel vendi.
Kryeshefi i Agjencionit Pyjor të Kosovës, Ahmet Zejnullahu tha për Radio-Kosovën se Podujeva, Deçani dhe Mitrovica, janë rajonet më të prekura nga degradimi i pyjeve, përderisa, sipas tij, më mirë qëndrojnë Gjilani dhe Prizreni.
Ai kërkon që në ligjin e ri për pyjet, kompetencat për mbikëqyrjen e pyjeve të rikthehen në agjenci, e jo siç janë aktualisht në nivel lokal.
“Tërë territorin e Kosovës kemi prerje ilegale të pyjeve, sepse tash nuk kemi zinxhir të funksionimit, që nga roja e pyllit deri tek agjencia, por kemi një shkëputje ku autoritetet komunale kanë mbrojtjen e pyjeve, por interesimi i tyre është shumë i vogël. Vetë fakti se asnjë komunë e Kosovës nuk ka angazhuar ndonjë inxhinier të pylltarisë brenda kësaj periudhe që kanë kompetenca, lë për të kuptuar se interesimi i tyre dhe problemet që ata i kanë, janë shumë më të mëdha sesa m’u marrë me pyje”, tha Zejnullahu.
Por, kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, thotë se vështirësitë janë paraqitur tani, pas vendimit që ka marrë Qeveria për ndalimin e thëngjillit në vend.
“Kjo ka krijuar një dëm. Nuk është për t’u ekzagjeruar por që nuk na ka pëlqyer. Për këtë ne jemi duke vizituar parqe, kemi angazhuar edhe policinë, kemi zhvilluar takime të shpeshta me rojet e parkut dhe kjo situatë do të tejkalohet ditë pas dite”, tha Ramosaj.
Emin Begu, nga drejtoria e Mbrojtjes së Mjedisit dhe Pyjeve në Mitrovicë, thekson se statistikat komunale flasin për rënie të dëmtimit të pyjeve.
“Sektori i pylltarisë është vetëm një hallkë e sistemit, sistemit ku nuk funksionojnë hallkat e tjera dhe rezultatet mungojnë. Edhe pse vazhdimisht insistojmë në gjykata, polici, por edhe në agjencinë që ka përgjegjësi për plotësimin e kushteve në segmente të caktuara që kanë të bëjnë me mbrojtjen e pyjeve”, ka thënë Begu.
E gjitha kjo pritet të ndryshojë kur në Kuvend të miratohet ligji për mbrojtjen e pyjeve, i cili është në fazën fillestare të hartimit të tij dhe që parasheh gjobat për gjithë ata që prenë malet. Në Kosovë janë 44.57 për qind e sipërfaqeve me pyje, ku 60 për qind janë me pyje shtetërore dhe pjesa tjetër është private. /RadioKosova/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
KEDS: Elektroseveri ka filluar t’i vendosë njehsorët e rrymës në veri
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre