LAJMI I FUNDIT:

Qeveria ndan mbi 1 milion e 600 mijë euro për Trepçën

Qeveria ndan mbi 1 milion e 600 mijë euro për Trepçën

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës në mënyrë elektronike. 

Aty është vendosur që Trepçës t’i ndahet një shumë prej mbi 1 milion e 600 mijë euro.


Ndër të tjera, është vendosur edhe ndryshimi dhe plotësimi i vendimit për emërimin e Komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e njëqind e gjashtëdhjetetetë, në mënyrë elektronike, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar: Ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 20/165 për emërimin e Komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës; si dhe Vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej 1,675,150 € (një milion e gjashtëqindeshtatëdhjetepesë mijë e njëqindepesëdhjetë euro) për ndëramrrjen publike TREPÇA Sh. A.”, thuhet në njoftim.

Nëse s’i marrin pagat deri të hënën, minatorët paralajmërojnë grevë - praktikantët padi ndaj Trepçës
Lexo po ashtu Nëse s’i marrin pagat deri të hënën, minatorët paralajmërojnë grevë - praktikantët padi ndaj Trepçës

Vendimi erdhi pasi minatorët e kompanisë “Trepça” kërkuan nga drejtoria që deri të hënën të marrin pjesën e mbetur të pagave, ose kanë paralajmëruar që të futen në grevë.

Derisa 120 praktikantë që punuan në ndërmarrjen Trepça kishin thënë se do të parashtrojnë padi ndaj ndërmarrjes për mos pagesë për tre muaj.

Përpos praktikantëve, ndërmarrja “Trepça” për muajin shtator u ka mbetur borxh minatorëve më shumë se gjysmën e pagës bazë./Telegrafi/