LAJMI I FUNDIT:

Ndahen çmimet e festivalit “Hyjnesha në Fron”

Ndahen çmimet e festivalit “Hyjnesha në Fron”

Festivali i filmit “Hyjnesha në Fron” shënoi edicionin e 16-të.

Në Kino Armata, për tre ditë me radhë, u shfaqën filma dhe u zhvilluan aktivitete artistike nga komuniteti i krijuesve të filmit dhe dashamirësve të këtij arti.


Në këtë edicion, garuan 18 filma në kategoritë e filmave të shkurtër dhe të gjatë.

Në natën përmbyllese u ndanë edhe çmimet:

Filmat i Metrazhit të Shkurtër:

Filmi më i mirë: “Witness”;

Filmi me skenarin më të mirë: Alikija;

Aktori më i mirë: Avni Dalipi, “Ninullë”;

Regjisori më i mirë: Hamid Yoosefi, “Sphinx”;

Hyjnesha në Fron: Takbir.

Filmat e Gjatë:

Regjisorja, skenaristja dhe producentja Rina Kllokoqi, i ndau çmimin Ergys Metes për regjinë më të mirë të filmit “Nji prej nesh”.

Filmi me skenarin më të mirë: Forbidden Womanhood;

Aktori më i mirë: Alban Ukaj, “Nji Prej Nesh”;

Regjisori më i mirë: Ergys Meta, “Nji Prej Nesh”;

Kinematografia më e mirë: Ariel: Back to Buenos Aires.

Hyjnesha në Fron: Nguyen

Çmimi për vepër jetësore – Xhevat Qorraj.

Çmimin për vepër jetësore e ndau regjisori, skenaristi dhe producenti Ilirjan Himaj, që ishte edhe pjesë e jurisë.

Himaj, në mes të emocioneve, ngriti lart veprën artistike të aktorit të ndjerë Xhevat Qorraj.

Çmimin për vepër jetësore e ndau regjisori, skenaristi dhe producenti Ilirjan Himaj, që ishte edhe pjesë e jurisë.

Himaj, në mes të emocioneve, ngriti lart veprën artistike të aktorit të ndjerë Xhevat Qorraj.

Ndërsa Luan Qorraj, i cili pranoi këtë çmim, kujtoi se filmi i parë regjisorial i aktorit Xhevat Qorraj ishte shpërblyer nga Festivali “Hyjnesha në Fron” me çmimet për film më të mirë dhe regji më të mirë.

Për këtë arsye, sipas tij, aktori Xhevat Qorraj do ta vlerësonte lartë këtë çmim./Telegrafi/