LAJMI I FUNDIT:

Ndahen 100 bursat për studentë nga “Golden Eagle”

Ndahen 100 bursat për studentë nga “Golden Eagle”

Kompania Frutex” dhe Fondacioni “Golden Eagle” kanë ndarë të mërkurën 100 bursa për studentët nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës. Kampanja dy mujore ka grumbulluar 90 mijë euro.

Shaqir Palushi nga fondacioni Golden Eagel ka treguar se për të përfituar bursa në kampanjën dymujore të këtij fondacioni kanë konkurruar 600 veta – ku janë përzgjedhur 100.


“Kampanja dymujore për ndarjen e bursave ka grumbulluar 90 mijë euro që korrespondon me 100 bursa”, ka treguar Palushi.

Sipas tij, përzgjedhja studentëve për vitin akademik 2015/2016 është bërë në bazë të suksesit dhe gjendjes ekonomiko sociale.

“Janë përzgjedh edhe studentë me gjendje të vështirë sociale dhe me nevoja sociale. Janë përzgjedhur 62 studentë nga Kosova, 14 nga Shqipëria dhe 14 nga Maqedonia. Nga Lugina e Preshevës janë zgjedhur 4 ndërsa edhe 4 të tjerë nga Mali i Zi”, ka bërë të ditur ai.

Ndërkaq kryetari i Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj ka thënë se iniciativa e kompanisë “Frutex” është e qëlluar dhe ua lehtëson punën shumë komunave për fushën e arsimit, pasi sipas tij, mundësitë buxhetore të komunave janë shumë të kufizuara.

Ndërkaq Drita Kadriu nga Ministria e Arsimit u ka uruar suksese në studentëve dhe punësim të shpejtë. /Telegrafi/
g1

g2

g3

g4

g5

g6

g7