LAJMI I FUNDIT:
Gjakova 3° fog

Nga data 20 dhjetor e deri më 10 janar, ndalohet përdorimi i mjeteve piroteknike në Komunën e Rahovecit

Nga data 20 dhjetor e deri më 10 janar, ndalohet përdorimi i mjeteve piroteknike në Komunën e Rahovecit

Kur jemi në prag të festës së Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, kryetari i Komunës së Rahovecit, përmes nj urdhërese ka bërë ndalimin e përdorimit të mjetee piroteknike në hapësirat publike të kësaj komune.

Kjo urdhëresë e lëshuar nga kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi bëhet në mbështetje të nenit 13 dhe 58 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale të Republikës së Kosovës Nr. 30/L-040, dhe Ligjit Nr. 04/L-022 për Përdorim Civlil të Eksplozivëve, dhe nenit 74 dhe nenit 92 paragrafi 1 dhe 4 i Statutit të Komunës së Rahovecit.

Në këtë urdhëresë bëhet e ditur se ndalohet ndezja e fishekzjarreve dhe përdorimi i mjeteve piroteknike gjatë festave të fundvitit në vendet e hapura publike, përkatësisht në zonat e banuara, dhe në sheshe, ku ndalesa sipas pikës 1 të kësaj urdhërese, vlen nga për periudhën prej datës 20 dhjetor 2024 deri më datë 10 janar 2025, ku përjashtim bën data 31 dhjetor 2023, prej orës 23:30, deri në orën 00:30 e datës 1 janar 2025.


Tutje bëhet e ditur se zbatimi i këtij vendimi do të mbikëqyret nga inspektorët dhe Policia, ndërsa shkelësit do të ndëshkohen me gjobë prej 100 euro. /Telegrafi/