LAJMI I FUNDIT:

Navalny i bën thirrje BE-së të sanksionojë oligarkët rusë që rrethojnë Putinin

Navalny i bën thirrje BE-së të sanksionojë oligarkët rusë që rrethojnë Putinin

Politikani opozitar rus Aleksei Navalny, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian (BE), që të “sanksionojë kriminelët” që rrethojnë presidentin rus Vladimit Putin.

Gjatë një video-konference me eurodeputetët, kritiku i Kremlinit tha se, “oligarkët rusë e kanë kapur përkohësisht pushtetin” dhe blloku prej 27 vendeve, duhet të zhvillojnë një strategji të re për raportet me Moskën.


Në mënyrë të veçantë, Navalny i bëri thirrje BE-së që të vëzhgojë pasuritë e miliarderëve rusë si Roman Abramovich, Alisher Usmanov dhe Arkady Rotenberg, që sipas tij, të gjithë kanë lidhje të ngushta me Kremlinin.

Muajin e kaluar, BE-ja dhe Britania e Madhe vendosën të ngrijnë asetet dhe ndaluan udhëtimin e gjashtë zyrtarëve të lartë ruse, për “atentatin e mbetur në tentative” të 44-vjeçarit Navalny, që ndodhi gjatë muajit gusht.

Navalny, një kritik i madh i Putinit dhe një aktivist kundër korrupsionit, e ka fajësuar presidentin rus, se qëndron prapa helmimit të tij.

Ai u lirua nga një spital në Berlin më 22 shtator, pasi kishte qëndruar për trajtim për 32 ditë.

Përveç sanksioneve kundër oligarkëve rusë, Navalny ka kërkuar nga BE gjithashtu që të mos njohë rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme 2021 në Rusi, nëse kundërshtarëve politikë u ndalohet të kandidojnë. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Zelensky: Izraeli nuk u la i vetëm me Iranin si ne me Rusinë

Zelensky: Izraeli nuk u la i vetëm me Iranin si ne me Rusinë

Evropa
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Kalo në kategori