Drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport (ARS) Naumçe Mojsovski ka ngritur padi për shpifje kundër Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), pasi kanë hapur rast për shpërndarjen e bonove sportive, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Këtë e konfirmoi kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska, në seancën e sotme dhe shtoi se Komisioni akuzohet se ka publikuar informata për drejtorin e ARS-së.
Paraprakisht, KSHPK-ja i kërkoi Prokurorisë Publike që të ndiqte penalisht ish-përfaqësuesin e hendbollit dhe anëtarët e komisionit qendror për dyshime për keqpërdorime dhe mosrespektim të sistemit të kuponëve të financimit të fondacioneve dhe klubeve sportive, kërkoi Komisioni Kundër Korrupsionit.
“Kjo është një temë për të cilën punohet në vazhdimësi prej dy vitesh. Kemi analizuar funksionimin e ARS-së në tërësi, kemi dhënë rekomandime që drejtori nuk i ka zbatuar”, tha Ivanovska./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mbi 100% rritje e denoncimit të diskriminimit, orientimi seksual dhe përkatësia etnike mes paraqitjeve më të shpeshta
I ndodhi shqiptarit nga Kosova, shkoi në Shkup ta operojë këmbën e majtë, ia operuan të djathtën
Komandanti i KFOR-it takon ambasadorët e QUINT-it, Turqisë dhe BE-së, shprehet përkushtim i palëkundur për sigurinë në Kosovë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251