LAJMI I FUNDIT:

NATO: Nuk ka kërcënim për sigurinë në Kosovë

NATO: Nuk ka kërcënim për sigurinë në Kosovë

NATO nuk sheh ndonjë kërcënim real për stabilitetin dhe sigurinë e Kosovës dhe të rajonit, por situata vlerësohet “e brishtë” për shkak të ngecjes në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës dhe për këtë arsye duhet të shmangen mesazh provokative politike dhe veprimet në të dyja anët.

Kështu i kanë thënë agjencisë “Beta” në Bruksel burimet në selinë e NATO-s, duke theksuar se “presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka të drejtë kur thotë se ndonjë konflikti në rajon atë zonë do ta kthente mbrapa në mënyrë të konsiderueshme”.


Burimet në Bruksel kanë shtuar se është  “plotësisht e natyrshme” që Presidenti Vuçiq dhe liderë të tjerë serbë në kontakt me udhëheqësit e NATO-s kërkojnë të ndikojnë që Prishtina të zbatojë atë që është dakorduar dhe nënshkruar në dialogun me Beogradin, sepse dialogu çon në një zgjidhje më të qëndrueshme dhe se një Kosovë dhe një Serbi më e avancuar dhe demokratike me siguri do të kuptojnë dhe do të bashkëpunojnë më mirë”, përcjell Telegrafi.

Zyrtarët e NATO-s theksuan se Serbia tani është një kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe se për këtë siguria dhe stabiliteti janë vendimtare.

Ata theksuan se KFOR-i do të vazhdojë të garantojë sigurinë dhe sigurinë e të gjithë banorëve dhe se “NATO shpreh keqardhje ndaj pretendimeve se serbët në veri të Kosovës nuk janë të mbrojtur”.

Këtu ka një “retorikë politike” që ka të bëjë edhe me zhvillimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, konsiderojnë ekspertët e NATO-s, të cilët përcjellin zhvillimet në Kosovë dhe në Ballkan dhe thonë se ajo është plotësisht në kundërshtim me mesazhet që NATO-ja merr nga zyrtarët më të lartë serbë, dhe kjo është se KFOR-i është faktor stabilitetit në Kosovë.

Aleanca Vëriatlantike mbështet fuqimisht dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, sepse, siç u përmend, ky është një proces afatgjatë që çon në stabilitetin dhe sigurinë në rajon dhe NATO do të bëjë gjithçka për të ruajtur stabilitetin, pikërisht për shkakun se dialogu nuk mund të udhëhiqet si duhet në qoftë se situata nuk është e qëndrueshme dhe nuk ka siguri.

Burimet në Bruksel thonë se “në vend të retorikës nxitëse, Prishtina dhe Beogradi do të duhet t’u kthehen, jo disa pritjeve që vazhdimisht të arrihen përparime të mëdha, por vazhdimisht hapa të vogël për të zbatuar atë që është rënë dakord”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori