LAJMI I FUNDIT:

NATO dhe KFOR urojnë Shqipërinë në 110-vjetorin e Pavarësisë

NATO dhe KFOR urojnë Shqipërinë në 110-vjetorin e Pavarësisë

Aleanca e Atlantikut ka uruar Shqipërinë sot për 110-vjetorin e Pavarësisë.

NATO ka zgjedhur një foto të ushtrisë shqiptare dhe flamurin tonë kombëtar për të shoqëruar urimin.


“Bashkohuni me ne për të festuar me aleatin tonë Shqipërinë, në Ditën e tyre të Pavarësisë”, shkruhet në urimin e NATO-s.

Një urim për këtë jubile të 110-vjetorit të shpalljes së Shqipërisë shtet të pavarur dhe sovran, vjen dhe nga KFOR.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë për Shqipërinë, aleatin dhe mikun tonë. Shqipëria është anëtare e NATO-s që nga viti 2009 dhe kontribuon me më shumë se 50 ushtarë në misionin e KFOR-it”, thuhet në urim.

28 Nëntori për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen njihet si Dita e Flamurit. Akti i Shpalljes së Pavarësisë përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. Ai shënon një kthesë historike për popullin shqiptar, sepse nga njëra anë mori fund sundimi gati pesëshekullor i Perandorisë Osmane, nga ana tjetër u krijuan kushtet e reja politike për të dalë nga prapambetja e madhe dhe për zhvillimin e tij më të shpejtë ekonomik, shoqëror e kulturor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori