LAJMI I FUNDIT:

“National Thowheed Jamath”: Kush janë grupi dhe udhëheqësi i tyre, të cilët fajësohen për vrasjen e mbi 300 njerëzve në Shri Lankë?

“National Thowheed Jamath”: Kush janë grupi dhe udhëheqësi i tyre, të cilët fajësohen për vrasjen e mbi 300 njerëzve në Shri Lankë?

Menjëherë pas masakrës në Shri Lankë kanë dalë disa raportime se shpërthimet vetëvrasëse të njëkohshme, të cilat vranë 310 dhe plagosën 500 njerëz janë kryer nga shtatë anëtarët e grupit National Thowheed Jamath (NTJ), lider i së cilit supozohet të jetë Moulvi Zahran Hashim.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për njeriun i cili tre vjet më parë filloi të përhapte urrejtje në internet, duke bërë thirrje për “shkatërrimin” e jomyslimanëve.

Dhe tanimë, Shteti Islamik (ISIS) ka marrë përgjegjësinë për sulmet, dhe besohet se NTJ-ja ka kryer masakrën me ndihmën e tyre.


Ekspertët kanë thënë pas sulmit se “stili” i sulmit i korrespondon organizatave si ISIS dhe Al Kaeda.

Por kush është Imam Hashimi, njeriu që thuhet se ka një histori të racizmit dhe “superioritetit islam”.

Në korrik të vitit 2017, mediat në Shri Lankë raportuan se liderët e organizatës gjykohen për fyerje ndaj Budës dhe fyerje ndaj komunitetit budist në vend.

E Zahran thuhet të ketë postuar disa pamje në “Youtube” që mund të konsiderohen “të ndezshme”.

Vëllai dhe motra ishin duke ngrënë mëngjesin kur dëgjuan shpërthimin e parë – ata arritën të iknin, por shpërthimi i dytë ishte fatal (Foto)
Lexo po ashtu Vëllai dhe motra ishin duke ngrënë mëngjesin kur dëgjuan shpërthimin e parë – ata arritën të iknin, por shpërthimi i dytë ishte fatal (Foto)

“Për vite të tëra ky njeri ka nxitur urrejtjen e besimit dhe se kurrë nuk është ndalur”, citohet të ketë thënë Zahran për veten në videon e tij.

CNN thotë se Hashim donte të sulmonte misionin diplomatik të Indisë në Shri Lankë në Colombo më 14 prill, por ai sulm u pengua.

Fushata e urrejtjes

Nuk dihet shumë rreth asaj se si grupi pak i njohur NTJ kanë kryer një seri sulmesh të njëkohshme në kisha dhe hotele në Shri Lankë.

Megjithatë, paralajmërimet për rritjen e radikalizmit datojnë prapa për të paktën që në vitin 2007, dhe udhëheqësit fetarë myslimanë thonë se paralajmërimet e tyre të vazhdueshme nuk kanë pasuar me reagime nga zyrtarët përgjegjës për sigurinë.

Moulavi Zahran Hashim

“Disa oficerë të inteligjencës e panë fotografinë e tij, por ata nuk bënë asgjë”, ka thënë N.M. Amin, President i Këshillit Mysliman të Shri Lankës.

Përkëdheli vajzën e vogël, pastaj hodhi kishën në erë – pamjet nga Shri Lanka që kanë marrë vëmendjen e të gjithëve (Video)
Lexo po ashtu Përkëdheli vajzën e vogël, pastaj hodhi kishën në erë – pamjet nga Shri Lanka që kanë marrë vëmendjen e të gjithëve (Video)

Madje, siç pretendohet tutje, përcjell Telegrafi, udhëheqësi i NTJ, i njohur gjithashtu si Mohammed Zahran, për të paktën tre vjet ka mbajtur fjalime nxitëse në internet.

“Ishte në thelb një fushatë urrejtjeje kundër të gjithë jo-myslimanëve. Ai tha se të gjithë duhet të eliminohen”, thotë Hilmi Ahamed, nënkryetar i Këshillit Mysliman.

Emri i Zahran u shfaq në raportin e inteligjencës, duke paralajmëruar forcat e sigurisë rreth sulmit, por ata nuk u përgjigjën. Zyrtarët, megjithatë, më parë, në heshtje, shprehën shqetësimin e tyre tek ekspertët ndërkombëtarë.

Ndihma nga jashtë

Anne Speckhard, drejtore e Qendrës Ndërkombëtare për Studimin e ekstremizmit të dhunshëm, tha se asaj i ishte afruar një zyrtar i Shri Lankës në një konferencë në shkurt dhe e pyeti se çfarë ai mendonte për “këtë grup të ri dhe disa nga aktivitetet e saj”.

Spekhard theksoi se Shri Lanka, gjatë luftës civile me “Tigrat Tamilë”, kishin prodhuar xhaketa vetëvrasëse, por se sulmet mbi kishat dhe hotelet ishin në stilin e Al Kaedës dhe ISIS-it.

“Ky është një plan i thjeshtë që është i dizajnuar mirë. Unë besoj se ky dizajn është produkt i komunikimit me dikë nga jashtë”, shtoi ajo.

Për këtë pajtohen edhe ekspertë të tjerë.

Familja vetëvrasëse e Shri Lankës: Dy vëllezërit hodhën veten në erë, para se një grua të hidhte veten dhe dy fëmijët e saj (Foto/Video)
Lexo po ashtu Familja vetëvrasëse e Shri Lankës: Dy vëllezërit hodhën veten në erë, para se një grua të hidhte veten dhe dy fëmijët e saj (Foto/Video)

“Niveli i sofistikimit në bërjen e bombave tregon se sulmuesit kishin ndihmë nga jashtë, e cila mund të ketë ardhur nga grupet si Al Kaedës apo luftëtarëve në Sri Lanka të ISIS-it, të cilët janë kthyer nga Iraku dhe Siria, ose një kombinim i tyre”, është thënë nga kompania e analizave “Stratfor”.

Origjina

Deri të hënën, kur zëdhënësi i qeverisë së Shri Lankës përmendi emrin e tyre, shumë pak njerëz kishin dëgjuar për NTJ.

Siç shkruan BBC, përcjell Telegrafi, grupi besohet se është shkëputur nga një tjetër grup islamik i linjës së ashpër në vend, Sri Lanka Thothheed Jamath (SLTJ).

Ndërsa ende relativisht i panjohur, SLTJ është pak më i përforcuar. Sekretari i tij, Abdul Razik, u arrestua në vitin 2016 për nxitjen e urrejtjes kundër budistëve. Ai më vonë bëri një kërkimfalje.

Disa raporte gjithashtu kanë lidhur NTJ në një vatër të vandalizmit dhjetorin e kaluar, që synonin tempuj budistë në Mawanella, Shri Lankën qendrore. Fytyrat e statujave të Budës që ishin shfaqur jashtë tempujve u sulmuan.

Por NTJ është një grup skajor ekstremist brenda një pakice të vogël fetare – vetëm 9.7% e popullsisë së Shri Lankës prej rreth 21 milionë janë myslimanë.

Prezenca e saj në mediat sociale është e rrallë. Edhe pse ka një faqe në Facebook, ajo përditësohet vetëm çdo javë apo më rrallë. Profili i tyre në Twitter nuk është përditësuar që nga marsi i vitit 2018.

Faqen e internetit të grupit është gjithashtu offline – edhe pse nuk është e qartë nëse “ka rënë” para ose pas sulmeve të së dielës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjenerali i ushtrisë serbe nga Haga: Jam fajtor për gjenocidin, kam kryer krime të pafalshme

Gjenerali i ushtrisë serbe nga Haga: Jam fajtor për gjenocidin, kam kryer krime të pafalshme

Bosnja
Trump zyrtarizon Rubion si Sekretar të Shtetit

Trump zyrtarizon Rubion si Sekretar të Shtetit

Amerika
Shërbimi sekret malazez mori informacione se po përgatitej atentat ndaj presidentit Milatoviq

Shërbimi sekret malazez mori informacione se po përgatitej atentat ndaj presidentit Milatoviq

Mali i Zi
Fitore e plotë e republikanëve, triumfojnë edhe në Dhomën e Përfaqësuesve - çfarë do të thotë kjo për Trumpin?

Fitore e plotë e republikanëve, triumfojnë edhe në Dhomën e Përfaqësuesve - çfarë do të thotë kjo për Trumpin?

Amerika
Pas fitores bindëse në zgjedhjet presidenciale, Trump: Nuk do të rikandidoj, përveç nëse ndryshon diçka

Pas fitores bindëse në zgjedhjet presidenciale, Trump: Nuk do të rikandidoj, përveç nëse ndryshon diçka

Amerika
Biden takohet për herë të parë pas zgjedhjeve me Trumpin

Biden takohet për herë të parë pas zgjedhjeve me Trumpin

Amerika
Kalo në kategori