LAJMI I FUNDIT:

“Natën nuk mund të fle, fëmijët po qajnë se janë të uritur” – Afganët po shesin organet dhe fëmijët për të mbijetuar nën sundimin e Talebanëve

“Natën nuk mund të fle, fëmijët po qajnë se janë të uritur” – Afganët po shesin organet dhe fëmijët për të mbijetuar nën sundimin e Talebanëve

Pas tërheqjes së forcave perëndimore nga Afganistani vitin e kaluar, regjimi Taleban ka marrë kontrollin e vendit pa njohje ndërkombëtare ndërsa njerëzit janë detyruar të marrin masa drastike për të mbijetuar.

Popullit afgan u mungon ushqimi sepse ndihma humanitare është e vështirë të arrihet. Ekipi i skynews vizitoi Heratin, ku takuan familje që u detyruan të shesin fëmijët dhe veshkat për t’u ushqyer.


Në një rast, tre vëllezër dhe dy motrat e tyre shitën veshkat e tyre për rreth 1400 euro secili dhe blenë ushqim për pjesën tjetër të familjes. Ekipi i mediumit britanik foli gjithashtu me një nënë afgane që mban zi për një fëmijë që i vdiq nga uria.

Gjithashtu janë zhvilluar intervista me mjekë vendas që nuk kanë mjete për të pastruar dhe fashuar plagët e infektuara, si dhe instrumentet bazë për kryerjen e operacioneve për të shpëtuar jetë, transmeton Telegrafi.

E tillë është situata në Afganistanin e sotëm, ku forcat e koalicionit kanë shpenzuar 20 vjet dhe miliarda dollarë për të “ndërtuar vendin”.

Përveç kësaj, në këtë vend janë sakrifikuar mijëra jetë, ushtarë të huaj dhe afganë. Afganistani është vendi që OKB-ja thotë se po bëhet me shpejtësi qendra e katastrofës më të keqe humanitare. Afganistani ishte i varfër edhe para tërheqjes kaotike të trupave të huaja në muajin gusht të vitit të kaluar.

Talebanët janë tani në pushtet dhe pjesa tjetër e botës ende nuk i njeh ata si një qeveri legjitime. Ndërkohë, populli afgan është detyruar të marrë masa ekstreme për të mbijetuar.

Është e vështirë të arrihet deri tek ushqimi në qytetin e lartpërmendur, dhe i vetmi burim i të ardhurave për mbijetesë është shitja e organeve dhe fëmijëve.

Nëna dhe babai në një familje duhej të shisnin veshkat për të mbijetuar dhe tani janë të detyruar të shesin fëmijën. Djali i tyre trevjeçar vdiq nga uria gjashtë muaj më parë.

“Nuk kemi asgjë për të shitur. Fëmijët duhet t’i shesim, dhe unë jam gati ta shes fëmijën për 200 dollarë. Natën nuk mund të fle, fëmijët po qajnë se janë të uritur”, tha babai.

Nga ana tjetër, Talebanët pretendojnë se histori të tilla janë një “mit perëndimor” dhe se ato janë konceptuar nga “media të liga, të pandershme perëndimore për t’i denigruar ato”.

Gjithashtu, Talebanët pretendojnë se vajzat në Afganistan tani po shkollohen, dhe se shkollat dhe universitetet janë të hapura. Ata gjithashtu pretendojnë se nuk hakmerren ndaj atyre që kanë punuar me trupat e huaja.

Ekonomia është shkatërruar dhe ka shumë pak vende pune në Afganistan. Për shkak të mungesës së njohjes ndërkombëtare të Talebanëve, Afganistanit i mungojnë edhe ndihmat humanitare në të cilat vendi është mbështetur për një kohë të gjatë.

Një nga kushtet për ardhjen e ndihmës është respektimi i të drejtave të grave. Por ndërsa komuniteti ndërkombëtar përpiqet t’i bëjë presion Talebanëve që të respektojnë të drejtat e grave, populli i Afganistanit po vuan. Sasia e vogël e ndihmës që po vjen nuk është as aq e afërt për miliona njerëz që kanë nevojë për të.

Mjekët nuk kanë as pajisjet elementare për mjekim, madje edhe mjetet për trajtimin e djegieve, të cilat janë një dukuri e zakonshme sepse familjet përpiqen të ngrohen me zjarr gjatë dimrit. Prindërit nuk kanë para për të trajtuar fëmijët që shpesh dërgohen në shtëpi për të vdekur.

Gratë shpesh dhurojnë veshka për të ushqyer fëmijët e tyre dhe shumë prej tyre janë shumë të reja. Që kur Talebanët kanë ardhur në pushtet, ata kanë shtypur transplantet e organeve, por ky “biznes” funksionon akoma më thellë nën tokë.

Në bisedë, afganët kërkuan nga gazetarët që të mos i braktisin, të ndalojnë tragjedinë, të shesin organe dhe fëmijë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Evropa
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Kalo në kategori