LAJMI I FUNDIT:

“Nata e ‘plumbave qorr‘”: Lëndimet dhe dëmet e shkaktuara nga armët, natën e Vitit të Ri

“Nata e ‘plumbave qorr‘”: Lëndimet dhe dëmet e shkaktuara nga armët, natën e Vitit të Ri

Një i plagosur në Prizren, një në Prishtinë dhe disa dëme materiale janë dëmet e shkaktuar nga gjuajtja me armë në natën e Vitit të Ri.

Të gjitha rastet sipas Policisë, kanë ndodhur pas orës 24:00.

Policia thotë se në 24:01, një person ka pranuar trajtim mjekësor në Prizren, pasi që i njëjti dyshohet se nga pakujdesia është lënduar nga arma e zjarrit.

Dhe e veç një minutë më vonë në Prishtinë, një person derisa ishte në oborrin e shtëpisë është goditur nga një ‘plumb qorr’.

Viktima është dërguar në QKUK-në, i njëjti është jashtë rrezikut për jetë. Lidhur me rastin është informuar prokurori.

Kurse, në fshatin Serbicë e Ultë të Prizrenit, një person ka raportuar se nga një ‘plumb qorr’ është goditur vetura e tij. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

Një veturë është goditur nga ‘plumbi qorr’, edhe në fshatin Sfeqel të Podujevës.

Nuk raportohet për lëndime në njerëz ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

Po ashtu, edhe në Fushë Kosovë, një person ka raportuar se nga një ‘plumb qorr’ është goditur vetura e tij.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa, rasti vazhdon të hetohet.

Vetura nga një ‘plumb qorr’, është goditur edhe në parkingun e spitalit rajonal Gjilan. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

Po në Gjilan, një person ka raportuar se në rrethana të panjohura nga plumbi i është dëmtuar dritarja e shtëpisë së tij, ndërsa para hyrjes së oborrit janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja.

Nuk raportohet për lëndime në njerëz, ndërsa, rasti mbetet të hetohet.

Policia thotë se vetura nga një ‘plumb qorr’, janë goditur edhe në Gjakovë e Ferizaj.

Ndërsa, në Malisheve, gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuar, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me pesë copë fishekë dhe dy gëzhoja, pasi që i njëjti gjatë një ahengu familjar kishte shtënë në ajër.

I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori