LAJMI I FUNDIT:

Nasim Haradinaj thotë se nuk shkon në zyrat e organizatës sepse nuk i përgjigjet EULEX-it

Nasim Haradinaj thotë se nuk shkon në zyrat e organizatës sepse nuk i përgjigjet EULEX-it
Foto: Arkiv

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UCK-së, Nasim Haradinaj ka bërë të ditur se nuk do të shkojë në zyrat e organizatës derisa aty qëndrojnë forcat e policisë së EULEX-it.

Haradinaj i ka thënë KosovaPress-it, që edhe pse ishte nisur për në zyrat e OVL-UCK, tani ka vendosur të mos shkojë aty meqë siç nuk i bindet dhe nuk e njeh Gjykatën Speciale.

“Nuk do të hyjë brenda sepse tash kryetarin (Hysni Gucati) ata veç e kanë arrestuar, dhe mua kryetari më thirri që duhet me qenë prezent dhe më ka thirrë që po thonë edhe ata, por unë atyre nuk u bindem dhe nuk shkoj. Përndryshe erdha në Prishtinë, do të jem këndej por nuk shkoj aty sepse nuk i zbatoj dhe nuk i njoh” ka thënë Haradinaj për KosovaPress.


Ai tha se meqenëse tashmë e kanë arrestuar kryetarin Hysni Gucati nuk ka pse të shkojë në zyre të organizatës.

“Meqenëse ata e paskan kryer unë aty nuk shkoj sepse nuk u përgjigjem atyre”, tha ai.

Ndërsa i pyetur se si do të veprojnë tutje, Haradianj tha se do të vazhdojnë të kundërshtojnë Gjykatën Speciale.

“Si do të veprojmë? Si organizatë, siç kemi vepruar gjithmonë, do të vazhdojmë të mos e njohim këtë gjykatë dhe ta kundërshtojmë e të gjitha mjetet demokratike siç e kemi kundërshtuar deri sot”, shtoi Haradinaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kalo në kategori