LAJMI I FUNDIT:

Nasim Haradinaj: Pse të më ftoj mua Specialja, unë kam vrarë ushtarë

Nasim Haradinaj: Pse të më ftoj mua Specialja, unë kam vrarë ushtarë

Njëri nga komandantët e UÇK-së, Nasim Haradinaj ka thënë se asnjëherë nuk është intervistuar për çështje të luftës së UÇK-së.

Në emisionin “Debat Plus”, deputeti Milaim Zeka ka thënë se beson që edhe Nasim Haradinaj do të ftohet për intervistim nga Gjykata Speciale, por një gjë të tillë Haradinaj thotë se nuk e ka bërë deri më tani.


“Me këtë lloj gjykate çfarë deputetët tanë faqezinj e kanë votuar nuk është kurrfarë çudie që çdo anëtarë i UÇK-së mund të jetë target, me shpifje apo pa shpifje, me fakte apo pa fakte që më vonë do të vërtetohen”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Haradinaj ka thënë se ai personalisht nuk është intervistuar dhe se nëse do të intervistohej nuk do ta mbante të fshehtë.

“Unë i them opinionit se edhe nëse thirrem do të kthehem. Edhe nëse ndalem do t’i bëj të mburren shqiptarët”.

I pyetur se cili është mendimi i tij pse ai nuk është intervistuar për dallim nga shumë ushtarë e komandantë të tjerë, Haradinaj ka dhënë një përgjigje interesante.

“Unë kam vrarë ushtarë o vëlla. Kam vrarë ushtarë o shoq, pse të më marrin mua. Për këtë arsye jam kthyer në Kosovë”, tha ndër të tjera Nasim Haradinaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori