LAJMI I FUNDIT:

Naser Rugova i reagon Abdixhikut: Kryesi më të dobët LDK nuk ka pasur kurrë

Naser Rugova i reagon Abdixhikut: Kryesi më të dobët LDK nuk ka pasur kurrë

Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka zgjedhur kryesinë e re, katër nënkryetarët dhe sekretarin e partisë.

Në kryesinë e re, të propozuar nga kryetari Lumir Abdixhiku, nuk janë përfshirë ish-nënkryetarët e partisë Agim Veliu dhe Haki Rugova.


Ndaj kësaj ka reaguar  anëtari i LDK-së, Naser Rugova.

Në një shkrim në Facebook, ka hedhur akuza ndaj Abdixhikut.

Rugova, kryesinë e re të LDK-së e ka quajtur ndër me të dobëtën në histori të partisë.

“Kryesi më të dobët, LDK nuk ka pasur kurrë. Reciklim i partisë ORA, distancim nga presidenti Rugova, tentim transformim i partisë në servis të RINVEST-it. TURP!”, ka shkruar Rugova, njofton Telegrafi.

Lista e kryesisë së re të LDK-së ku përfshihen, kryetari, katër nënkryetarët, sekretari organizativ, kryetarja e Forumit të Gruas dhe kryetari i Forumit të Rinisë.

Kryetar: Lumir Abdixhiku

Nënkryetarë: Lutfi Haziri, Gazmend Muhaxheri, Anton Quni si dhe Shqipe Mjekiqi

Sekretar: Imri Ahmeti

Anëtarë:

Kujtim Shala

Avdullah Hoti

Hykmete Bajrami

Arben Gashi

Armend Zemaj

Sibel Halimi

Doruntinë Maloku

Ekrem Hyseni

Ardian Shala

Xhafer Tahiri

Alban Zogaj

Vlora Dumoshi

Safet Kamberi

Brikenda Kryeziu

Fadil Krasniqi

Sokol Haliti

Teuta Sahatqija

Valon Murtezaj

Besian Mustafa

Lutfi Zharku

Muhamet Hamiti

Faton Bislimi

Rrezarta Krasniqi

Ilir Ferati

Besa Gaxherri

Kryetare e Forumit të Gruas: Lirije Kajtazi

Forumit Rinor: Fidan Rekaliu