LAJMI I FUNDIT:

NASA i jep leje SpaceX të Musk për të shkatërruar Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor

NASA i jep leje SpaceX të Musk për të shkatërruar Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor

NASA i ka dhënë leje SpaceX të Elon Musk për të shkatërruar Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) deri në vitin 2030.

ISS është vizituar vazhdimisht nga astronautët që nga viti 2000 për realizimin e më shumë se 3,300 eksperimenteve shkencore mbi kokat tona.

Por, vendet që operojnë stacionin kanë rënë dakord ta drejtojnë atë më së voni deri në vitin 2030.


Bëhet e ditur se që nga viti 1998, SHBA-ja, Rusia, Japonia, Evropa dhe Kanada, kanë mbajtur seksione të ndryshme të ISS.

Marrëveshjet për të drejtuar stacionin hapësinor shënuan një epokë të re të bashkëpunimit global pas Luftës së Ftohtë, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Por, kur këtyre marrëveshjeve t’iu vie fundi, stacioni hapësinor do të duhet të nxirret jashtë orbitës, andaj SpaceX-it të Elon Musk i është ofruar kontrata prej 843 milionë dollarësh për ta bërë këtë.

Sipas NASA-s, kompania do të ndërtojë një automjet për të tërhequr stacionin përmes atmosferës, ku ai “do të shpërthejë në mënyrë shkatërruese”.

Më pas, ai dhe automjeti i SpaceX do të përplasen në oqean, larg zonave të populluara.

“Laboratori orbital mbetet një plan për shkencën, eksplorimin dhe partneritetet në hapësirë për të mirën e të gjithëve”, tha Ken Bowersox, administrator i asociuar i NASA-s për Drejtorinë e Misionit të Operacioneve Hapësinore.

Ndërsa SpaceX do të zhvillojë anijen kozmike që largohet qëllimshëm nga orbita, NASA do të marrë pronësinë e saj pas zhvillimit dhe do ta përdorë atë për misione të ndryshme.

Siç raportohet, sapo ISS të shkatërrohet, orbita e ulët nuk do të mbetet bosh.

Kjo pasi kompanitë private duke përfshirë SpaceX, Axiom, Blue Origin dhe Vast, po zhvillojnë stacione hapësinore komerciale që mund të nisin të punojnë vitin e ardhshëm.

Ndryshe, ISS u kushton agjencive të ndryshme hapësinore 100 miliardë euro, sipas Agjencisë Evropiane të Hapësirës.

NASA njoftoi se agjencia po kalon në “destinacione hapësinore në pronësi më afër shtëpisë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Amerika
Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Amerika
Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë

Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë

Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës

Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës

Amerika
Bill Clinton reagon ndaj fjalimit të Trumpit

Bill Clinton reagon ndaj fjalimit të Trumpit

Amerika
Ndërsa Trump është betuar, Macron paralajmëron Evropën se nuk mund të varet vetëm nga armët amerikane

Ndërsa Trump është betuar, Macron paralajmëron Evropën se nuk mund të varet vetëm nga armët amerikane

Evropa
Kalo në kategori