LAJMI I FUNDIT:

Napoli projekton transferimin e Kubos

Napoli projekton transferimin e Kubos

Real Sociedad pati një sezon të bujshëm, ku u kualifikuan në Ligën e Kampionëve për herë të parë në më shumë se një dekadë. Disa lojtarë patën paraqitje të shkëlqyera individuale për Txuri-Urdinak, me një prej tyre Takefusa Kubo.

Reprezentuesi japonez kaloi tek ta nga Real Madridi në një marrëveshje të përhershme verën e kaluar, pasi kishte kaluar në huazim në katër klube të ndryshme të La Ligas gjatë tre viteve të mëparshme.

Kubo kontribuoi me nëntë gola dhe katër asistime në sezonin e tij të parë në San Sebastian, duke ndihmuar La Real të ngjitej në vendin e katërt në La Liga.


Paraqitjet e tij kanë tërhequr interesim nga Napoli, me La Gazzetta dello Sport që raporton se kampionët e Serie A po konsiderojnë një lëvizje për 22-vjeçarin si një zëvendësues të mundshëm të anësorit meksikan Hirving Lozano.

Në raportim bëhet e ditur gjithashtu se Napoli ka në listën e tyre të ngushtë edhe Yeremy Pino të Villarrealit.

Real Sociedad ka të ngjarë të kërkojë klauzolën e lirimit të Kubos, që besohet të jetë 60 milionë euro, nëse ndonjë klub do të telefonojë këtë verë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Serie A
Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Serie A
Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Humbja ndaj Real Betisit ndezi alarmin e Carlo Ancelottit – ai duhej të bëjë ndryshime për ndeshjet vendimtare të Real Madridit

Humbja ndaj Real Betisit ndezi alarmin e Carlo Ancelottit – ai duhej të bëjë ndryshime për ndeshjet vendimtare të Real Madridit

Liga e Kampionëve
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori