LAJMI I FUNDIT:

Napoli ka marrëveshje me Zhegrovën, por Lille po refuzon shitjen e yllit kosovar

Napoli ka marrëveshje me Zhegrovën, por Lille po refuzon shitjen e yllit kosovar

Edon Zhegrova vazhdon të jetë i lidhur me Napolin, por transferimi i tij në Serie A nuk është diçka që mund të kryhet lehtë.

Sulmuesi kosovar pëlqehet shumë nga Antonio Conte dhe thuhet se ka kërkuar kalimin në Serie A.

Corriere dello Sport ka raportuar se Napoli ka tanimë një marrëveshje me agjentin e futbollistit, por mungon ajo me Lille.


Napoli do të mbetet pa yllin e tyre Khvicha Kvaratskhelia i cili pritet së shpejti të kompletojë transferimin në Paris Saint Germain.

Napoli e shikon Edon Zhegrovën si pasues të Kvaratskhelias
Lexo po ashtu Napoli e shikon Edon Zhegrovën si pasues të Kvaratskhelias

Lille po insiston në shitjen e yllit kosovar në afatin kalimtar të janarit, pasi dëshiron ta mbajë deri në verë.

Napoli është i gatshëm të ofrojë deri në 25 milionë euro për Zhegrovën, shumë që megjithatë konsiderohet e ulët nga Lille.

Fabrizio Romano zbulon klubin e fundit italian që është i interesuar për Edon Zhegrovën
Lexo po ashtu Fabrizio Romano zbulon klubin e fundit italian që është i interesuar për Edon Zhegrovën

Skuadra franceze synon që nga shitja e reprezentuesit kosovar në verë të fitojë mbi 40 milionë euro.

Gjithsesi përkundër se menaxheri i Zhegrovës ka një marrëveshje personale me Napolin, tani gjithçka pritet të vendoset nga Lille. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Premier League
PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Sot hidhet shorti për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës

Sot hidhet shorti për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës

Ndërkombëtare
Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
Fanellat më të shitura të Barcelonës këtë sezon - Yamal i pari, Messi mbetet ende në ‘top 3’

Fanellat më të shitura të Barcelonës këtë sezon - Yamal i pari, Messi mbetet ende në ‘top 3’

La Liga
Kalo në kategori