LAJMI I FUNDIT:

Nainggolan: Të gjithë duan që Dzeko të qëndrojë te Roma

Nainggolan: Të gjithë duan që Dzeko të qëndrojë te Roma
(Foto: Getty Images)

Radja Nainggolan ka pranuar se bashkëlojtarët duan që Edin Dzeko të qëndrojë te Roma dhe se ai do të japë maksimumin nëse vazhdon të luajë në Serie A.

Sulmuesi boshnjak kërkohet nga Chelsea në këtë afat kalimtar dhe Blutë janë duke bërë gjithçka për të siguruar shërbimet e tij.

(Foto: Getty Images)

“Nuk besoj se jemi të shpërqendruar nga thashethemet e transferimeve. Dzeko është lojtar i Romës dhe personalisht shpresoj të qëndrojë këtu”.


Formacionet e Chelseat me Dzekon në skuadër (Foto)
Lexo po ashtu Formacionet e Chelseat me Dzekon në skuadër (Foto)

“Përderisa është pjesë e skuadrës, ai do ta japë maksimumin… Ai duket i njëjti si gjithmonë. Është një profesionist, është i qetë, stërvitet shumë dhe punon me skuadrën, si përherë”.

“Nuk mund ta them nëse do të dobësohet Roma pa të. Dzeko është sulmues i fortë dhe tashmë e ka dëshmuar veten. Është e qartë se lojtarët duan që ai të qëndrojë”, ka deklaruar Nainggolan për Mediaset Premium.

(Foto: Getty Images)

Dzeko e njeh mirë Ligën Premier, pasi ka luajtur në të kaluarën te Manchester City (2011-2016).

Pikërisht nga kampionati anglez u transferua te Roma, fillimisht si huazim dhe pastaj si transer i përhershëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Përditësohet lista e favoritëve për Topin e Artë 2025 – Vendi i parë befasi, Salah bie nga ‘top 5’ dhe Vinicius i nënti

Përditësohet lista e favoritëve për Topin e Artë 2025 – Vendi i parë befasi, Salah bie nga ‘top 5’ dhe Vinicius i nënti

Ndërkombëtare
FSHF vjen me një reagim qesharak pasi ua ndali biletat Tifozave Kuq e Zi dhe grupimeve tjera

FSHF vjen me një reagim qesharak pasi ua ndali biletat Tifozave Kuq e Zi dhe grupimeve tjera

Kombëtarja e Shqipërisë
Futbollisti i pestë më i shtrenjtë në histori, ‘braktiset’ nga klubi i ri pas dy muajsh

Futbollisti i pestë më i shtrenjtë në histori, ‘braktiset’ nga klubi i ri pas dy muajsh

Ndërkombëtare
“Nuk është normale, kundërshton logjikën”, Henry zbulon golin më të mirë të Messit në karrierë

“Nuk është normale, kundërshton logjikën”, Henry zbulon golin më të mirë të Messit në karrierë

Ndërkombëtare
Manchester City përgatit sensacion për zëvendësimin e Guardiolës

Manchester City përgatit sensacion për zëvendësimin e Guardiolës

Premier League
Barcelona dhe problemet e sërishme me regjistrimin: Ter Stegen bën bujë në fund të sezonit

Barcelona dhe problemet e sërishme me regjistrimin: Ter Stegen bën bujë në fund të sezonit

La Liga
Kalo në kategori