LAJMI I FUNDIT:

Nagavci viziton disa shkolla në Prishtinë, Pejë dhe Ferizaj – informohet për sfidat në përballje me pandeminë

Nagavci viziton disa shkolla në Prishtinë, Pejë dhe Ferizaj – informohet për sfidat në përballje me pandeminë

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka vizituar sot shkollën fillore të mesme të ulët “Gjon Serreçi” në Ferizaj, Gjimnazin “Bedri Pejani” në Pejë dhe shkollën e mesme teknike “28 Nëntori” në Prishtinë.

Gjatë këtyre vizitave, ministrja Nagavci është takuar me menaxhmentin e shkollave dhe me mësimdhënës, prej të cilëve është informuar për gjendjen në shkolla, të arriturat dhe sfidat, sidomos gjatë këtij viti shkollor kur po ballafaqohemi me pandeminë COVID-19.


“Nagavci ka falënderuar personelin arsimor për angazhimin dhe përkushtimin që kanë treguar në punë gjatë këtij viti, në mënyrë që të arrihet niveli i mësimnxënies sa më i mirë i mundshëm. Ajo uroi që arsimi dhe të gjithë sektorët tjerë t’i kthehen sa më shpejt normalitetit dhe e gjithë energjia të koncentrohet në zhvillimin e arsimit në të gjitha nivelet. Në këtë drejtim, Ministrja ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të të gjithë akterëve, për të arritur rezultate në arsimin parauniversitar, duke i kushtuar vëmendjen e duhur realizimit të politikave arsimore që mundësojnë ofrimin e një arsimi cilësor për fëmijët dhe të rinjtë tanë”, thuhet në njoftimin për media.

Ministrja Nagavci theksoi se arsimi fillor dhe i mesëm i ulët, gjimnazet, e në veçanti arsimi dhe aftësimi profesional si një mundësi e mirë për punësim dhe zhvillim ekonomik, do të jenë në fokus të punës së qeverisjes së re dhe do të punohet me intenzitet të shtuar.

Po ashtu, Nagavci i ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit për përfundimin e periudhës së dytë të këtij viti shkollor, ndërsa ka kërkuar nga menaxhmenti i shkollave që ta shfrytëzojnë këtë kohë të pushimit njëjavor për të dezinfektuar ambientet shkollore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori