Shefja e Grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci i ka bërë thirrje opozitës që të bëhet pjesë e një procesi të rëndësishëm për zgjedhjen e presidentit, në mënyrë që të shmangen zgjedhjet.

Ajo në një deklaratë për media para nisjes së seancës tha se do të vazhdojnë procesin për zgjedhjen e presidentit.


“Kryetarja kur fillon vazhdimin e seancës do të bëjë thirrje për opozitën që të jenë të pranishëm. Shumica e tyre janë në kuvend dhe i ftojmë të jenë pjesë e këtij procesi të rëndësishëm. T’i ofrojmë vendit presidenten dhe të vazhdojmë tutje punën që t’i shmangim zgjedhjet e reja”, tha ajo.

Sipas saj, kryetari i LDK-së ka prezantuar të hënën nënshkrimet por pa emër specifik dhe siç tha ai përtej deklaratave nuk ka pasur asnjë lëvizje.

Abdixhiku tha se ato nënshkrime nuk i janë ofruar as Kurtit dhe as asaj, si kryetare e Grupit parlamentar të LVV-së. /Telegrafi/