LAJMI I FUNDIT:

Nagavci: SBASHK-u po refuzon bashkëpunimin me Qeverinë, mësimdhënësit nga nesër t’iu kthehen shkollave

Nagavci: SBASHK-u po refuzon bashkëpunimin me Qeverinë, mësimdhënësit nga nesër t’iu kthehen shkollave

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka akuzuar SBASHK-un se po refuzon bashkëpunimin me Qeverinë dhe ndërmjetësit për të gjetur një zgjidhje për grevën në arsim.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se me ftesë të Avokatit të Popullit, bashkë me zv.KM, Besnik Bislimi dhe ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati janë takuar të shtunën me Avokatin e Popullit.


Nagavci  përmes një shënimi në Facebook thotë se kanë shprehur gatishmërinë për të vazhduar dialogun dhe fillimin e procesit mësimor njëkohësisht.

E para e Arsimit thotë se si pasojë e atij takimi sot kanë pranuar një letër nga Avokati i Popullit, Naim Qelaj të cilën e kanë shqyrtuar dhe menjëherë i kanë kthyer përgjigje duke adresuar propozimet e tij.

“Si Qeveri kemi pritur që të ketë gatishmëri edhe nga SBASHK-u dhe të vazhdojmë dialogun social e të fillojë mësimi. Por, përmes mediave kemi parë tashmë që Sindikata ka dalë me qëndrim se greva vazhdon”, ka shkruar Nagavci.

Lajm i ndërlidhur

Avokati i Popullit kërkon reflektim nga palët për ndërprerjen e grevës: Fëmijëve po iu cenohet e drejta për arsimim – Telegrafi

Ajo thotë se SBASHKU po refuzon dialogun dhe bashkëpunimin me Qeverinë.

“Fatkeqësisht, Sindikata e Arsimit përveçse po refuzon bashkëpunimin me Qeverinë, ka dështuar dhe refuzuar edhe rolin ndërmjetësues të Presidentes e tash së fundi edhe të Avokatit të Popullit”.

“SBASHKU tanimë po e dëshmon se grevën nga një instrument e ka shndërruar në objektiv në vete. Si e tillë, greva e ka humbur çdo kuptim andaj, si ministre e Arsimit ftoj mësimdhënësit anembanë Kosovës që, nga nesër t’u kthehen shkollave”, ka shkruar tutje Nagavci./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Lajme
Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Drejtësi

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori