Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, gjatë fjalës së saj në Kuvendin e Kosovës ka folur për grevën në arsim si dhe për Ligjin e Pagave i cili është në dëgjim publik.
Nagavci tha se sot bëhen 21 ditë të humbura në sektorin e arsimit, shkak greva.
Ajo kërkon që të nis mësimi dhe më pas të vazhdojnë të dialogojnë me SBASHK-un për kërkesat e tyre.
“Sot janë 21 ditë të humbura të mësimit. Meqë u thirrët me të drejtë në mirëqenien e fëmijëve, thirrja ime të jetë një thirrje që të jetë në interes të fëmijëve që mësimi të filloj dhe të vazhdoj dialogu. Si qeveri në këtë mandat, sa kemi realizuar prej kërkesave të vazhdueshme të mësimdhënësve. Tri javë grevë dhe pezullimi i grevës vetëm me premtimin që ligji do të hyj në fuqi vetëm me koeficiente të cilët as nuk ishin ata që u kërkuan”, tha ajo duke shtuar se “Ligji aktual i cili është në dëgjim publik, i ka dukshëm më të mirë koeficientet se sa ligji i vitit 2019”.
Nagavci gjatë fjalës së saj u bëri thirrje punëtorëve të arsimit që ta shikojnë me vëmendje Ligjin e Pagave dhe ta analizojnë.
“Pra ne këtu mund të flasim çfarëdo që keni dëshirë si deputetë, por unë bëj thirrje nga këtu të gjithë atyre që punojnë në shkollë që të dëgjojnë dhe analizojnë mirë argumentet dhe faktet, që mos të bimë pre e keq informimeve dhe keq orientimeve të qëllimshme”.
Tutje ajo tha se qeveria aktuale është duke rregulluar koeficientin për Ligjin e Pagave për punëtorët e arsimit.
“I thanë këtu regjim nga lideri i njërës parti opozitare, diktaturë është nga lideri i partisë tjetër opozitare, diktaturë është dhe nga kryetari i sindikatës dhe tendencë për të mos lejuar diktaturë. Por e vërteta është, që është kjo qeveri që i ka rregulluar koeficientet për Ligjin për Paga për mësimdhënësit dhe punëtorët e arsimit, më mirë që kanë qenë si asnjëherë më parë. Pra i ka rregulluar me ligj e jo me rritje pagash në kohë fushate. Ka ruajtur mbi dy mijë norma, ndonëse ka qenë më e lehtë që këtë problem ta lej tek komuna. Të gjithë ata që punojnë në komuna e dinë shumë mirë”, theksoi ndër të tjera ministrja Nagavci. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
FSK përforcon kapacitetet me trajnimin e kontrollit të turmave në bashkëpunim me Karabinierët italianë
“Deri kur?”, Shqiprim Arifi dënohet nga Gjykata e Vranjës me rreth 500 euro për vendosjen e flamurit kombëtar në selinë e partisë
Vrau gruan në mënyrë brutale, burg të përjetshëm për shtetasin e Maqedonisë së Veriut
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët
Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë
Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin