LAJMI I FUNDIT:

Nagavci: Paradoks, Qeveria një minutë heshtje për veprimtarin e lirisë dhe kriminelin

Nagavci: Paradoks, Qeveria një minutë heshtje për veprimtarin e lirisë dhe kriminelin

Deputetja nga radhët e lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka thënë veprimi i sotëm i Qeverisë së Kosovës me mbajtjen e një minutë heshtjeje për vdekjen e veprimtarit të lirisë, Jonuz Musliut dhe vrasjen e Oliver Ivanoviqit është tregues i injorancës së kësaj qeverie dhe fyerje për qytetarët e Kosovës.

Nagavci theksoi se kjo është paradoks qeveri është e papërgjegjshme dhe në garë me veten për sa më shumë skandale.


Lexoni të plotë postimin e deputetes në Facebook:

“Kjo Qeveri e papërgjegjshme thua se është në garë me veten për sa më shumë skandale. Sot paska filluar mbledhjen me një minutë heshtje për vdekjen e Ivanoviqit, për personin që u dënua për krime lufte kundër civilëve shqiptar!

Për të qenë paradoksi edhe më i madh sot u nderuan me një minutë heshtje në të njëjtën kohë veprimtari i lirisë Jonuz Musliu dhe krimineli Oliver Ivanoviq.

Ky veprim i sotëm është ofendim për familjet e dhjetra viktimave të luftës që u vranë me urdhër të Ivanoviqit, është tregues i injorancës, inferioritetit dhe servilitetit të kësaj Qeverie, është fyerje për secilin qytetar të Republikës!”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori