LAJMI I FUNDIT:

Nagavci: Ministri Bytyqi po vazhdon me shkelje dhe mos respektim të ligjit

Nagavci: Ministri Bytyqi po vazhdon me shkelje dhe mos respektim të ligjit

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka thënë sot ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi po vazhdon me mos respektim të ligjit dhe s’ka as më të voglin angazhim profesional në përmirësim të cilësisë, llogaridhënie dhe hartimit të politikave të mirëfillta arsimore.

Nagavci në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se krejt çka ka ky ministër në fokus është klientelizmi partiak.


Lexoni të plotë postimin e saj në Facebook:

“Ministri Bytyqi vazhdon me shkelje dhe mos respektim të ligjit, të dokumenteve strategjike dhe keqpërdorim të buxhetit. Përderisa s’ka as më të voglin angazhim profesional në përmirësim të cilësisë, llogaridhënie dhe hartimit të politikave të mirëfillta arsimore.

Krejt çfarë ky ministër ka në fokus është klientelizmi partiak, emërimi i anëtarëve të partisë së tij, të cilët pothuajse gjithnjë janë të pakualifikuar e të papërvojë, në pozita të rëndësishme, në këshilla drejtuese e komisione, duke pamundësuar kështu mundësitë edhe ashtu të vogla për përmirësimin e cilësisë në institucionet tona edukativo-arsimore.

Edhe sot, në gazetat ditore po shkruhet për shkeljet e radhës së ministrit Bytyqi, e jam e sigurt se ditëve në vijim do të bëhen publike skandalet tjera të këtij ministri, sepse skandalet janë të shumta, keqpërdorimi i buxhetit gjithashtu, derisa asnjë rezultate pozitiv nuk shihet.

Por, më shumë se shkeljet administrative për të cilat po raportohet, është shqetësuese jo vetëm keqpërdorimi i buxhetit, por edhe mbi të gjitha paaftësia e ministrit dhe dështimi i tij në implementimin e politikave arsimore që mund të ndikonin në rritjen e cilësisë në arsim.

Për fatin tonë të keq nuk kishim asnjëherë gjatë gjithë këtyre viteve një ministër që do të kishte dijen, vullnetin dhe guximin për të bërë hapa përpara në drejtim të përmirësimit të cilësisë.

Secilën herë, në të gjitha qeverisjet që nga paslufta, ministrat e arsimit janë më të papërgatitur në aspekt profesional e më agresiv në keqpërdorime.

Jam e bindur që kjo s’është as e rastësishme e as e paqëllimshme, pasi me politika të mirëfillta arsimore nuk do të kishim një degradim të këtillë të arsimit e as mundësi që të qeverisemi nga një klasë e tillë e qeveritarëve”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori