LAJMI I FUNDIT:

Naftëtarët reagojnë pasi MINT-i caktoi marzhën e fitimit për produktet e naftës

Naftëtarët reagojnë pasi MINT-i caktoi marzhën e fitimit për produktet e naftës

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës ka kundërshtuar vendimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, për caktimin e çmimit dhe masave tjera mbrojtëse të produkteve të naftës.

Sipas këtij vendimi, marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është dy centë për liter, kurse marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë është 12 centë për litër.


Ministria e Industrisë cakton marzhën e fitimit për produktet e naftës
Lexo po ashtu Ministria e Industrisë cakton marzhën e fitimit për produktet e naftës

E naftëtarët në një mbledhje të jashtëzakonshme të mbajtur këtë të shtunë, janë pajtuar që të ushtrojnë ankesë lidhur me këtë vendim të MINT-it.

Sipas tyre, nuk janë plotësuar kushtet ligjore për një vendim të tillë, ndaj kanë thënë se do të kërkohet interpretim ligjor.

“Në këtë takim pas diskutimeve me vendim unanim u vendos që të ushtrohet ankesë në këtë vendim pranë MINT, sepse nuk janë plotësuar kushtet ligjore për marrjen e këtij vendimi dhe të kërkohet interpretim ligjor lidhur me ligjshmërinë e këtyre lloj vendimesh”, thuhet në komunikatën e naftëtarëve. /Telegrafi/