LAJMI I FUNDIT:

Na lejoni të luajmë futboll!

Na lejoni të luajmë futboll!

Presidenti i klubit fubtollistik Prishtina, Remzi Ejupi, i ka dërguar letër presidentit të FIFA-s, Sepp Blatter, të cilit i ka kërkuar mbështetjen dhe pranimin e aspiratës së shumëpritur të Kosovës për pjesëmarrje në ndeshjet dhe garat e ndryshme ndërkombëtare.

“Po ju shkruaj si president i Klubit Futbollistik Prishtina, nga Republika e Kosovës. Me këtë rast kërkoj mbështetjen dhe pranimin e aspiratës së shumëpritur të Kosovës për pjesëmarrje në ndeshjet dhe kompeticionet e ndryshme futbollistike ndërkombëtare së bashku me klubet dhe federatat e shteteve tjera nga e gjithë bota. Jam i vetëdijshëm se kjo çështje është sjellë në vëmendjen tuaj më herët, por unë megjithatë dua të apeloj përsëri te ju dhe FIFA që t’ia bëni të mundur rinisë sonë të jenë pjesë e futbollit botëror”.

“Populli i Kosovës po pret me pa durim 14 dhjetorin 2012, kur Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s do të takohet në Tokio dhe shpresojmë për një ‘Po’ finale për aspiratën tonë legjitime për të luajtur ndeshje ndërkombëtare nën ombrellën e FIFA-s. Populli i Kosovës ka besim të plotë në FIFA-n dhe shpreson se do ta marrin mbështetjen e Federatës”.


Është me rëndësi të theksojmë se regjistrimi i popullsisë i mbajtur së fundi ka nxjerrë në pah se shumica e popullsisë së Kosovës përbëhet nga rinia dhe kjo është një arsye tjetër për t’ju ofruar qytetarëve të Kosovës mundësinë për të luajtur me klubet nga e gjithë bota që veprojnë nën ombrellën e FIFA-s. Kjo do t’i jepte rinisë së Kosovës një nxitje dhe motivim shtesë që të merren me sport edhe më shumë”.

“Ne kemi hulumtuar kriteret e anëtarësimit në FIFA dhe kemi vërejtur se janë 24 asociacione anëtare të pranuara nga FIFA që nuk janë të njohura plotësisht si shtete sovrane. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe deri më sot është njohur nga 97 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara. Kjo përbën 51% të anëtarëve të OKB-së. Më lejoni të shpreh edhe një herë besimin tonë të plotë në Ju dhe FIFA-n për të na mundësuar të arrijmë qëllimin tonë, për t’u hapur një dritare në botën e sportit klubeve futbollistike dhe lojtarëve të vendit tonë. Politika nuk duhet të jetë pengesë në rrugën e aspiratës sonë legjitime. Na lejoni të luajmë futboll!”, ka shkruar Ejupi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Ndërkombëtare
Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Xhudo
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori