LAJMI I FUNDIT:

Me N-Plus, Netflix do të shfaq edhe prapaskenat e filmave dhe serialeve

Me N-Plus, Netflix do të shfaq edhe prapaskenat e filmave dhe serialeve

Netflix thuhet se po shqyrton mundësinë e krijimit të një shërbimi të ri shtesë në përmbajtjen dhe shërbimin e sajekzistues të transmetimit.

Shërbimi i ri do t’u jepte shikuesve mundësinë të shkojnë prapa skenat në shfaqjet ekzistuese. I quajtur N-Plus, shërbimi do të shtonte përmbajtje shtesë në shfaqjet ekzistuese të Netflix për ata që duan të shikojnë pak më thellë se si është realizuar një film apo serial brenda platformës.


Sipas TNW, Netflix nuk do të ngarkojë me pagesë shtesë përdoruesit e N-Plus, gjë që përbën një lajm shumë të mirë për adhuruesit e platformës.