Mijëra myslimanë në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Kosovë janë drejtuar xhamive dhe shesheve për të marrë pjesë në lutjet dhe faljen e namazit të Fitër Bajramit, që është një nga festat më të mëdha të fesë Islame.
Besimtarë të shumtë janë mbledhur së bashku në xhamitë në kryeqytetet Shkup, Tiranë dhe Prishtinë, por edhe në qytete tjera të këtyre vendeve për të falur namazin e Fitër e Bajramit, ku merrnin pjesë edhe klerikët myslimanë, por edhe personalitete të fushave të ndryshme.
Manifestimi qendror në Shkup u mbajt në xhaminë Mustafë Pasha, ku për shkak të numrit të madh të besimtarëve të pranishëm, përveç hapësirës së brendshme të xhamisë u mbush me besimtarë edhe oborri i xhamisë.
Në programin e organizuar nga ana e Bashkësisë Fetare Islame (BFI) të Maqedonisë së Veriut, para namazin u kënduan ilahi në gjuhën shqipe, turke dhe boshnjake.
Kreu i BFI-së, Sulejman Rexhepi, në mesazhin e tij para besimtarëve porositi që të solidarizohen me ata që kanë nevojë.
“E lus Allahun Fuqiplotë, për hatër të Fitër Bajramit, që të gjithë myslimanët sot me kënaqësi e festojnë në botë, Allahu të na ndihmojë, të na përkrah dhe e gjithë mëshira dhe ndihma e tij të jetë me ne”, tha Rexhepi.
Po ashtu edhe në Prishtinë, xhamia qendrore “Sulltan Mehmet Fatih” mblodhi një numër të madh besimtarësh.
Hutben e Fitër Bajramit në këtë xhami e mbajti kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava. Ai ftoi për unitet më të madh.
“Ftoj për unitet edhe më të fort mes nesh. Për një unitet edhe më të madh politik kur është në pyetje ardhmëria e vendit tonë, e vatanit tonë. Për një mirëkuptim dhe besim edhe më të madh ndërfetar me të tjerët, të cilat janë pasuritë më të çmuara të kombit dhe të fesë tonë”, tha Tërnava.
Ndërkaq, në Tiranë manifestimi qendror për faljen e namazit të Fitër Bajramit është mbajtur në Sheshin “Skënderbej”, me pjesëmarrjen e mijërave besimtarëve dhe personaliteteve të ndryshme.
Namazi është falur edhe në xhamitë në të gjithë Shqipërinë, duke u mbledhur së bashku besimtarët.
Namazi me rastin e ceremonisë së kësaj feste muslimane është falur edhe në xhaminë Bajrakli në Beograd. Xhamia e Beogradit ishte e vogël për të pranuar numrin e madh të besimtarëve, shumë prej të cilëve u falën në oborrin e xhamisë.
Reisu-l-ulema i Bashkësisë Fetare Islame të Serbisë, Sead Nasufoviq, në porosinë e tij tha se Allahu ka krijuar njeriun dhe nëse ai njeri ka zemër të mbushur me dashuri, atëherë ka forcë dhe kapacitet të përmbledh të gjithë shtatë qiejt.
“Vëllezër të dashur, Ramazani është një mësues i cili fillimisht na mëson për shpejtësinë me të cilën kalon koha dhe kur një njeri e kupton se ky muaj i kulluar ka kaluar si një çast, sikur kur njeriu prek pëllëmbën e dorës me pëllëmbën tjetër, atëherë ka kuptuar se është mesazh për njerëzit e mençur, se edhe jeta përfundon shpejt”, tha Nasufoviq, sipas të cilit këto janë shenja të cilat duhet të bëjnë njeriun të çmojë më shumë jetën.
Ndërsa në Kroaci Xhamia e Zagrebit ishte vendi i ceremonisë qendrore të faljes së namazit të Bajramit, ku edhe këtë vit u mblodh një numër i madh besimtarësh nga Zagrebi dhe rrethina e tij, ndërsa hutben kryesore e mbajti myftiu Aziz ef Hasanoviq.
Hapësira kryesore e xhamisë edhe këtë Bajram ishte shumë e vogël për të pranuar të gjithë besimtarët që erdhën për faljen e namazit të Fitër Bajramit, kështu që një pjesë e besimtarëve u falën në dhomat ndihmëse.
Ramazani, tha në hutben e tij Hasanoviq, duhej të kishte hequr nga ne të gjitha dobësitë në shpirt dhe të gjitha sëmundjet të cilat mohojnë fenë e vërtetë dhe praktikën morale.
Në dalje nga xhamia, besimtarët blenë trëndafila të kuq, ndërsa të ardhurat nga shitjet do të shkojnë për qëllime humanitare.
Fitër Bajrami është festa e cila festohet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Myslimanët para ditës së Bajramit shpërndajnë lëmoshë dhe solidarizohet me të varfrit për ta festuar së bashku këtë festë. Siç edhe është traditë, pas faljes së namazit të Fitër Bajramit besimtarët myslimanë vazhdojnë festimet në shtëpitë e tyre, duke shkëmbyer vizita mes të afërmeve. /Anadolu Agency/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dramë në Londër, kuajt e arratisur rrëzojnë kalorësit dhe shkaktojnë kaos – lëndohen katër persona
Po kërkonte ndihmë para derës së një shtëpie, gruaja nga Oregoni rrëmbehet nga një burrë – policia arrin t’i lokalizojë dhe arrestojë sulmuesin
Ukrainasit godasin me dronë rafineritë ruse të naftës në Smolensk
Xhamajka bëhet vendi i 142-të që njeh shtetin e Palestinës
Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn
Jugkoreani dënohet me 14 muaj burgim për vrasjen e 76 maceve, urrejtja ndaj kafshës i lindi kur ato ia gërvishtën veturën
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert