Myleene Klass ka zbuluar mënyrën e ëmbël që i dashuri i saj, Simon Motson, zgjodhi për përvjetorin e tyre të pestë të martesës, duke rikrijuar barin ku ishin takuar për herë të parë.

Përmes disa postimeve në InstaStory, prezantuesja 42 vjeçare u shfaq e habitur për surprizën që i bëri i dashuri duke e krijuar të njëjtin lokal "Little Bar" në pjesën e pasme të shtëpisë së tyre, madje kishte marrë hua edhe tavolinat e karriget e tij.


Të mërkurën, modelja i kushtoi një dedikim special partnerit Simon Beau, për të shënuar pesë vjet që kur u takuan për herë të parë, me një sërë imazhesh së bashku.

32170022 8646553 Wonderful Myleene Klass has revealed the sweet way her boyfriend a 18 1597913908733 Myleene Klass dhe i dashuri i saj (Foto: Instagram)

Në mesin e postimeve, Klass ndau një video të organizimit të festës për përvjetorin e tyre me fonogramin e Elvis Presley “Can't Help Falling In Love (With You)”.

Dhoma po ashtu ishte e dekoruar me fotografi ku tregojnë dashurinë dhe lidhjen e tyre që nga fillimi e deri më sot.

"Ne kishim takimin e parë në një bar të quajtur Little House, Kim krijoi atë në kopsht kur unë të vij prej punës në shtëpi", shkroi ajo.

32169392 8646553 image a 3 1597913727408 Myleene Klass (Foto: Instagram)

Dyshja filluan të takohen në vitin 2015, pas ndarjes nga bashkëshorti Graham Quinn në 2012, dhe ata mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku, djalin Apollo, në gusht të vitit tjetër. /Telegrafi/

32169396 8646553 image a 7 1597913753098 Myleene Klass (Foto: Instagram)

32169394 8646553 image a 12 1597913827407 Myleene Klass (Foto: Instagram)

32129064 8642755 image m 110 1597835380311 Myleene Klass dhe i dashuri i saj (Foto: Instagram)